Casemiro dhe Rashford i japin trofeun Manchester United

26 Shkurt 2023, 19:33Sport TEMA

Casemiro dhe Rashford i japin trofeun Manchester United


Manchester United është fituese e trofeut Carabao Cup 2023.

Skuadra e Ten Hag mundi sot në finale Newcastle me rezultatin 2-0. Të dyja gola u shënuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Casemiro në minutën e 33.

 

Krosimi i Luke Shaw nga goditja e dënimit gjeti brazilianin që goditi saktë me kokë.

Gjashtë minuta më vonë pas një vertikalizimi të Weghorst, Rashford u fut në zonë dhe topi i goditur prej tij u devijua nga Botman dhe hyri në rrjetë.

Në pjesën e dytë ishte Newcastle më kërkuese në lojë, por nuk mundën do të gjenin rrugën e rrjetës megjithëse kishin shumë raste.

Manchester u përpoq të shfrytëzonte kundërsulmet, por nuk shënoi do të tretin. Kështu i krejt takimi u mbyll 2-0 për Manchester që fiton të parin trofe që prej 2017.

Lini një Përgjigje