Elbasani feston kreun në Vlorë, barazim mes Dinamos dhe Teutës

3 Nëntor 2025, 19:22Sport TEMA
Elbasani feston kreun në Vlorë, barazim mes Dinamos dhe Teutës

Këtë të hënë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores. Elbasani feston në Vlorë, teksa ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Lajthia, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Elbasani kryeson tabelën, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin.

Në Elbasan Arena, barazim pa gola mes Dinamos dhe Teutës. Dinamovitët e shikojnë veten në vendin e 3-të, ndërsa durrsakët janë në vendin e pestë.

Gjatë ditës është luajtur edhe Tirana-Bylis, takim ky i përfunduar 0-2 për ballshiotët.

2 Komente

  1. T
    Tikitaka

    Pashe ndeshjen Dinamo -Teuta dhe arbitrimi ishte nje paça ure e vërtete. Duka e ka vendosur qe kampion sivjet te nxjerrë Vllazninë. Për mendimin tim Dinamo , Bylisi dhe Flamurtari të tërheqin ekipet nga kampionati dhe të atashohen në ligën e Kosovës ose Maqedonisë se Veriut, ta nisin nga nivelet e ulta dhe te vazhdojnë atje. Me Gon Duken nuk kanë për të bêrë hajêr.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai

      Sot e kuptova pse e ashtuquajtura superligë eshte nga fundi ne renditjen e UEFA. Këtu kampionet paracaktohen biles edhe vendet 2---3---4. Pastaj ne ndeshjet e kupave Evropiane përfundimi dihet. Sot pasi arbitri beri lemsh ndeshjen Dinamo - Teuta nxorrën ne rtsh sport një rrugaç njëfarë Erald Kola, për ti bërë avokaturën arbitrimit, me një edukatë që e ndesh vetëm nëpër lokale pijanecësh dhe neper burgje. Drejtoria e rtsh-së duhet të ndërhyjë dhe mos te lejojê as pragun ta kalojë, jo më ti japë edhe pagesë nga paratë tona, për të folur me atë gjuhë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje