Sokol Cikalleshi dhe presidenti Sinan Idrizi kanë zhvilluar një takim rreth tre orë në stadiumin “Flamurtari”, duke ndezur zërat për një transferim të bujshëm.
Sulmuesi 34-vjeçar, aktualisht pjesë e Ligës së Parë në Turqi, pritet të jetë goditja e madhe e Flamurtarit në merkaton e janarit.
Me Kombëtaren, Cikalleshi ka realizuar 7 gola në 35 takime, ndërsa në kampionatin tonë ka luajtur më së shumti me Besën, ndërsa pas dy huazimeve afatshkurtra te Skënderbeun dhe Tirana, luajti edhe një sezon me Kukësin, për të vijuar më pas karrierën jashtë vendit.
Flamurtar nuk po kupton qe nuk arrihen rezultate me lojtar te skaduar.Dhe cikalleshi ka mbaruar pune me futbollin por grykesia per para e bdn ate te mos heqi dore nga futbolli
Sinan, cilësi ke në ekip por nuk ke skuadër. Ky është problemi i Flamurtarit. E ke ekipin rrëmujë, pa organizimin e duhur. Krijo skuadrën e nevojshme dhe rezultatet do vijnë.
Jo Cikalledhin te maresh .por edhe perendine Flamurtari ka mar fund Ekip me mercenare qe vine vetem per para