Një grup tifozësh të zjarrtë shqiptar janë nisur sot drejt aeroportit të Rinasit, për të qenë pjesë e spektaklit kuqezi në ndeshjen vendimtare që do luajmë në transfertë kundër Andorrës.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me stadiumin që do të flasë vetëm kuqezi, ndërsa kombëtarja jonë synon të sigurojë kualifikimin e parë historik në fazën “play-off” të Botërorit.
Tifozët do të japin maksimumin për të mbështetur skuadrën e zemrës, duke besuar fort se “djemtë e Sylvinhos” do t’i dhurojnë Shqipërisë një tjetër faqe të lavdishme në historinë e futbollit tonë.
Hair inshallah!