Futbolli në zi, portieri 21-vjeçar gjendet pa jetë në shtëpi. Klubi i shokuar: Një fatalitet, jemi pa fjalë...

20 Shkurt 2023, 18:06Sport TEMA

Futbolli në zi, portieri 21-vjeçar gjendet pa jetë në

Futbolli brazilian është në zi për vdekjen e një djali, që vlerësohej shumë brenda dhe jashtë fushës së blertë. Fatkeqësisht, nuk kishte asgjë për të bërë për Jian Kayo Gomes Soares, një talent i ri 21-vjeçar, i cili kohët e fundit kishte realizuar ëndrrën e tij për të qenë në gjendje të luante në nivele profesionisti.

Trupi i portierit u gjet i pajetë brenda shtëpisë së tij mbrëmjen e së shtunës. Një tronditje për të gjithë lëvizjen futbollistike dhe familjen e tij, të cilët tashmë presin të dinë shkaqet e kësaj tragjedie.

Ajo që të gjithë e dinin ishte se Jian Kayo vlerësohej shumë si për aftësitë e tij teknike, ashtu edhe për personalitetin. Portieri, i cili në fund të vitit të kaluar kaloi tek ekipi profesionist i Ituanos, ishte zhdukur nga qarkullimi. Të afërmit dhe miqtë ishin shumë të shqetësuar. Më pas zbulimi tragjik, i cili u konfirmua nga klubi i tij përmes njoftimeve prekëse zyrtare për shtyp.

Kayo e kishte filluar karrierën e tij në São Paulo në vitin 2015, kur ishte 13 vjeç. Pasi ka përfunduar gjithë procesin me të rinjtë, deri në vitin 2021, erdhi transferimi te Ituano. Aty djaloshi tashmë 1.91 metra i gjatë luajti me ekipin U-20, duke fituar titullin. Paraqitjet e tij e lejuan të promovohej në ekipi e parë, ku u bë portieri i tretë pas Deivity dhe Jefferson Paulino.

Trajneri Carlos Pimentel, i cili u largua nga klubi dy javë më parë, tha për “Globoesporte”: “Ai ishte një djalë shumë i ëmbël, pozitiv në çdo gjë që bënte. Kurrë nuk linte pas dore asnjë stërvitje, asnjë aktivitet. Ai ishte gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë”.

Një “dashnor” i sportit dhe i muzikës, me pasion për Jimmy Reed, Nirvana dhe The Hollies, Jian Kayo Gomes Soares u vlerësua shumë nga shokët dhe kundërshtarët. E dashura e lojtarit, Daniele Mioranza ka mbetur e shokuar.

Ajo ka tentuar ta përshkruajë portierin kështu: “Ishte dashuri e pastër. I përkushtuar, punëtor, një djalë i madh, një shoqërues i madh, një person i madh dhe një portier i madh. Ai kishte një jetë të tërë përpara. Ishte dashuria ime, jeta ime. Gjithmonë thoshte se do të vdiste i moshuar dhe se do të kishim katër fëmijë”.

Pak orë më parë është kryer autopsia, e cila do të zbardhë të gjitha dyshimet për shkaqet e vdekjes së këtij djali fatkeq.

2 Komente

  1. K
    Kovid vaccine

    I pa vaksinuar….. sa keq

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bumbum

      Sforcim zëmre. Stërvitje vdekjeprurse e mbajn trupin me barna. Edhe Maradona deri sa vdiq po mos ti bënte 2 vija nuk zgjohej dot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje