Gaboi përballë Serbisë, Odise Roshi i del në mbrojtje Manajt: Asnjë në Kombëtare nuk i gjuan penalltitë më mirë se Rey

9 Qershor 2025, 15:40Sport TEMA
Gaboi përballë Serbisë, Odise Roshi i del në mbrojtje

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka folur për penalltinë e humbur nga Rey Manaj përballë Serbisë, në sfidën që u mbyll 0-0. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, Roshi i doli në mbrojtje sulmuesit lushnjar, duke theksuar se nga lojtarët e grumbulluar, Manaj është më i miri për goditjen e penalltive.

“Nga të gjithë lojtarët e Kombëtares, për mendimin tim, për ata që janë aty momentalisht, më mirë se Rey nuk i gjuan asnjë penalltitë. Plus që trajneri Sylvinho kishte lënë Reyn që t’i gjuante penalltitë.


Rey në Turqi pothuajse 96% i ka bërë gola, 2 më duket, jo, nuk e di sepse dje i pashë statistikat e tij. Por ndodh, ka lojtarë shumë të mëdhenj që e kanë humbur penalltinë, si Ronaldo, Messi, Maradona. Ne gjithë shqiptarët e kishim atë ndeshje pak...”, tha Odise Roshi.

3 Komente

  1. N
    Noar

    Rey nuk duhet te jete fare ne kombetare.

    Përgjigjjuni
    1. k
      katastrofë është

      Asnjë në kombëtare nuk është më i dobët se Manaj.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Rey eshte duke kerkuar ekip dhe llogjikisht federata dhe Silvinjo perpiqen ta ndihmojne qe te bjere ne sy te dikujt. Penalltite i gjuan mire ne pergjithesi por dje nuk ju pergjigjen si duhet kembet, besoj nga presioni i tepert. Dhe kete presion e krijon media, a thua kemi dale per lufte. Lerini djemt te luajn futboll sepse patriotizmin njeriu e tregon ne sjelljen e perditshme dhe jo vetem ne nje ndeshje futbolli.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje