Gafë e FSHF-së në programin e Kombëtares: Dy ndeshje në të njëjtën ditë!

5 Nëntor 2025, 12:18Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot programin zyrtar të Kombëtares për ndeshjet e nëntorit, por me një gafë të dukshme në orar.

Sipas grafikës së shpërndarë nga vetë FSHF, më 16 nëntor janë parashikuar dy ndeshje për kuqezinjtë: “Andorra – Shqipëri” në orën 20:45 dhe “Shqipëri – Angli” në orën 18:00.

Një gabim që ka ngjallur reagime dhe humor në rrjet, pasi është e pamundur që Kombëtarja të luajë dy takime të ndryshme në të njëjtën ditë e në dy vende të ndryshme.


Pritet që FSHF ta korrigjojë menjëherë këtë gabim në publikimin e saj zyrtar.

Gafë e FSHF-së në programin e Kombëtares: Dy ndeshje në

2 Komente

  1. G
    Gjeto

    Epo ju falet, mendja te Anglia, mos e beni te madhe!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      shume gabim i rrende Duka duhet te jape dorheqjen edhe Rama

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje