Ikona e Liverpulit nuk ka dyshime për ringritjen e Evertonit: Tani kanë Brojën!

1 Janar 2025, 16:00Sport TEMA
Ikona e Liverpulit nuk ka dyshime për ringritjen e Evertonit: Tani

Armando Broja ka luajtur këtë javë ndeshjen e tij të parë si titullar i Evertonit dhe ende nuk ka tundur rrjetën me këtë skuadër, ndonëse  ia ka dalë të krijojë vetë shpesh i vetëm raste në ndeshjet ku ka zbritur në fushë.

Kjo ka shtyrë edhe një ikonë të rivalëve të Liverpulit, siç është Deni Mërfi, të deklarojë se Evertoni do t’ia dalë të mbijetojë falë kontributit të sulmuesit shqiptar.

“Nuk mund të mbështetesh vetëm te ndeshjet pa pësuar gola çdo javë në Premier Ligë. Tani ata kanë Brojën në gjendje të mirë fizke, ai e nisi ndeshjen këtë radhë, por i duhet pak kohë të gjejë ritmin e tij”, tha Mërfi duke folur në emisionin e njohur “Match of the Day” në “BBC”.

“Ai do t’u sigurojë më shumë gola, pak më shumë prani fizike përpara, bashkë me Kalvert-Ljuin. Kjo mund t’i ndihmojë më shumë, por do të duhet të bëjnë më mirë në një të tretat e fundit të fushës”, tha ish-mesfushori i njohur anglez.

3 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Ha ha ha ha ha sa kom qesh.Broja dihet tashme qe ne ndeshen e tij te trete do te aksidentohet e per pasoje 6 jave ne bankine.Ne futboll bene hair kush i bie fushes verdalle per 90 minuta e jo kush ri ne fushe e shikon lojen.Pastaj eshte ne gen kjo pune ,sepse te gjithe talentet shqipetare qe kane luajtur jashte por edhe ne fushat e kampionatit tone nuk kane bere kariere ne futboll.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Duka i krimit

      O idiote gazetare qe merni honorarre per te shkruar per Brojen, po e pame se si luajti mor trapa. Na cate k….

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifos

        Ai mund te jete talent por ne kete ndeshjen e rradhes pashe dicka te cuditeshme askush nuk ndaloi kur u demtua edhe gjate lojes nuk furnizohej vetem nje gjuajtje dhe kaq. Habitem me keta gazetaret tane qe sikur shohin ca gjera te tjera vetem per te krijuar nje imazh qe praktikisht nuk egziston. Broja sic duken bathet prape do vuaj menyren e tij te lojes. I jap plotesisht te drejte Rejas qe e fuste si zevendesues ashtu eshte efektiv.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje