Mungesa e Kylian Mbappesë në ndeshjen e fundit të ligës kundër Metz, për të marrë pjesë në festivalin e filmit në Kanë, vazhdon të shkaktojë polemika në Francë dhe ka nga ata që janë “ngopur” me qëndrimet e “yllit” francez.
Duke folur për RMC Sport, ish-futbollisti i përfaqësueses franceze, Emmanuel Petit, nuk e fshehu zhgënjimin nga qëndrimet e lojtarit të ardhshëm të Realit të Madridit. Ai tha se, nëse do të ishte e nevojshme, do ta çonte në kryeqytetin spanjoll duke pasur parasysh mungesat e njëpasnjëshme të përulësisë.
“Mjaft, ne jemi të ngopur me këtë. Ai duhet të jetë me këmbë në tokë, të zbresë pak nga reja dhe të ketë një përulësi si në fillim të karrierës së tij. Unë kam qenë mbështetësi i tij i parë, por këto ditë jam lodhur nga kjo. Nëse do ta më kërkonin ta çoja në aeroport për të shkuar në Madrid, do ta bëja sa më parë”, ka thënë ish-lojtari i Chelsea-t dhe Arsenalit, duke pranuar se homazhet e fundit që i janë bërë sulmuesit kanë qenë “qesharake”.
“Nëse ai fiton trofeun ose luan një ndeshje të shkëlqyer, do të shpëtojë të gjitha javët e këqija. Homazhi i javës së kaluar ishte qesharak. Ka, nga ana tjetër, dy ego të mëdha që përballen me njëra-tjetrën. Nuk e kam ndjenjën se Mbappé ka shumë dëshirë të luajë nesër”, përfundoi Petit.
Mbappé i thotë lamtumirë PSG-së këtë të shtunë (20:00), në finalen e Kupës së Francës, kundër Lyonin.
Lini një Përgjigje