Finalja e “Final 4” ishte tema e diskutimit ne emsionin “Sport Focus” ne Ora News qe moderohet nga gazetari Drilon Xhepollari.
Partizani dhe Egnatia do te perballen me njera tjetren ne ndeshjen qe do te luhet te dielen ne “Air Albania”.
I ftuar ne emision ishte gazetari sportiv Fatjon Baze, i cili ka folur rreth kesaj perballje.
Ai u shpreh se Partizani eshte skuadra me e favorizuar per tu shpallur kampion.
Pesha e fanelles, historia, eksperienca, faktori fushe dhe perkrahja qe do kete nga tifozeria e kuqe eshte ajo qe e ben ekipin e Partizani pak me favorite se skuadra e Egnatias.
Gjithashtu gazetari Fatjon Baze preku dhe çeshtjen e skemes se re te “Final 4” qe e cilesoi nje skeme skandaloze, qe ka zbrazur stadiumet dhe ka shuar çdo emicion te ndeshjeve.
Me poshte emisioni i plote.
Lini një Përgjigje