Jo vetëm “Play Off”-i i Botërorit, Shqipëria arrin një tjetër rekord në historinë e kombit pas triumfit me Andorrën

14 Nëntor 2025, 10:40Sport TEMA
Jo vetëm “Play Off”-i i Botërorit, Shqipëria arrin

 Shqipëria e Sylvinhos vazhdon të jetojë një moment magjik. Pas kualifikimit në Kampionatin Europian, kuqezinjtë kanë siguruar për herë të parë një vend në “Play Off”-in e Kupës së Botës, duke hapur rrugën drejt një ëndrre edhe më të madhe.

Edhe pse rrugëtimi i marsit pritet të jetë tepër i vështirë, ekipi ka treguar se është gati të luftojë deri në fund.

Triumfi 0-1 ndaj Andorrës vulosi jo vetëm kualifikimin në Play Off, por edhe një tjetër rekord historik: 5 fitore radhazi, diçka që Shqipëria nuk e kishte arritur kurrë më parë. Seria e artë përfshin sukseset ndaj Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë, Jordanisë dhe Andorrës, një formë që dëshmon rritjen e qëndrueshme të skuadrës.

Sfida e radhës për kuqezinjtë është superndeshja me Anglinë më 16 nëntor. Edhe pse objektivisht e komplikuar, rezultati ndaj Anglisë nuk do të ndryshojë asgjë për pozicionin e Shqipërisë, pasi fitorja në Andorrë mbylli matematikisht çështjen e vendit të dytë.

 

3 Komente

  1. S
    Sportdashësi Shqipëtar.

    Me qënë se të dyja përfaqsueset, si ajo Angleze dhe ajo Shqipëtare janë kualifikuar sejcila në pozicionin e vet, mundet që përfaqsueset e të dy vëndeve të zhvillojnë një ndeshje spektakël dhe pa ndrojte duke treguar sejcila arsenalin e vet për të kënaqur spektatorët dhe tifozat në stadium. Se kush është përfaqsuesja e Angëlisë sot dihet, por një ndeshje spektakël nga të dyja skuadrat, do të ishte hijeshi duke u luajtur pa ndrojte nga të dyja skuadrat, bile shumë më pa ndrojte se një ndeshje miqësore. U kënaqshim me spektaklin e të djelës datë 16 Tetor 2025.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Të kuptoj

      O sportdashës! 16 tetori është një datë e njohur për diçka tjetër. Ti me siguri e ke fjalën për 16 nëntorin. Mos i ngatërro datat, or xhan, megjithëse unë ty të kuptoj shumë mirë

      Përgjigjjuni
    2. n
      nacionalisti

      Tema, kujdes nga i merrni lajmet, sepse nese ia ka fut kot ai robi tjeter, mos e beni dhe ju... Rezultati me Angline ka shume rendesi, po SHUME SHUME RENDESI... sepse ne qofte se marrim barazim, pra 1 pike, ajo pike mund te jete flori, sepse mund te na ngjisi me pas nje vazo me lart, pra nga fazo tre ne te dyten... momentalisht jemi ne te dyten, por si dihet si del Ukraina me Islanden dhe po mori Ukraina vendin para Islandes ne grupi e tyre, ne ngelemi ne te treten me kaq pike sa kemi... Pra ajo pika e barazimit mund te ngjisi Shqiperine ne vazon e dyte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje