Nga një gol për secilën pjesë, Dinamo nuk fal ndaj Teutës

30 Nëntor 2024, 18:34Sport TEMA
Nga një gol për secilën pjesë, Dinamo nuk fal ndaj

Dinamo bind në “Elbasan Arena”, teksa kalojnë 2-0 pengesën e Teutës.

Dinamovitët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin në xhep, pas golit të Zabërgjës. Për të parë golin e sigurisë u desh të vinte minuta e 71-të, me Nanin që vulosi një herë e mirë këtë sukses.

Kështu, Dinamo tregon edhe një herë se mbetet pretendente për “Final Four”, pasi aktualisht është në top-katërshe.

Në krahun tjetër, durrsakët janë në vendin e gjashtë. Kjo javë spikat të dielën me derbin Tirana-Partizani, e planifikuar të luhet në orën 19.00.

Lini një Përgjigje