Nuk u thërrit nga Kombëtarja, Ernest Muçi “përshëndet” me një gol nga toka polake

24 Mars 2023, 16:02Sport TEMA

Nuk u thërrit nga Kombëtarja, Ernest Muçi

Ernest Muçi ishte një nga emrat surprizë që nuk figuronte në listën e parë të trajnerit Sylvinho për Kombëtaren shqiptare për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë më 27 mars. 

Gjithsesi trajneri barzilian shpjegoi se ka nën vëzhgimin e tij plot 70 lojtarë shqiptar dhe Muçi e lojtarë të tjerë që nuk u thirrën janë pjesë e kësaj liste.

Ditën e sotme, Legia zhvilloi një miqësore ku sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës. Një gol nga toka polake, aty ku kuqezinjtë do të shkelin mbrëmjen e së dielës ku do të zbresin nga avioni për t’ju drejtuar hotelit.

Sëbashku me Muçin, në lojë është edhe një tjetër ish i Tiranës, mesfushori Jurgen Çelhaka që këtë sezon po has shumë vështirësi në gjetjen e minutave.

2 Komente

  1. M
    Morava

    Në rregull more gazetar për Muçin që duhet të ishte thirrur në kombëtare, në rregull edhe për nja dy tre të tjerë që ju ngulmoni.Grupi fillon por nuk mbaron këtu dhe ata atje janë dhe mund të vijnë në ndeshje të tjera. Dhe më e rëndësishmja mirë që sugjeroni këtë apo atë lojtar por kjo nuk mjafton sepse duhet në të njëjtën kohë edhe të thoni se cilët prej atyre që janë thirrur duhet të mos ishin për t’ju liruar vendet të preferuarve tuaj.

    1. T
      Tifozi plak

      Ne kombetare nuk i therret dot te gjithe .kedo trainer te marresh cfaredo lloj skemash te besh disa lojtare teper te talentuar prape kane per te mbetur jashte .

      Lini një Përgjigje