Po jetojmë në epokën Gjimshiti! Kapiteni kuqezi i gjashti në Champions, ia kalon yllit të Barcelonës

12 Dhjetor 2024, 15:05Sport TEMA
Po jetojmë në epokën Gjimshiti! Kapiteni kuqezi i gjashti në

Lojtarët e kombëtares shqiptare të kësaj epoke kanë fatin të luajnë në ligat më kryesore të Europës, ashtu si edhe në Europa League dhe Champions League.

Kapiteni ynë, Berat Gjimshiti, ka marrë maksimumin në futboll në vitet e fundit. Pas fitimit të Europa League, këtë sezon ai po shkëlqen me Atalantën në Champions League, aq sa pozicionohet në vendin e gjashtë si lojtari më i vlerësuar dhe me notat më të larta në këtë sezon nga SofaScore.

Achraf Hakimi renditet i pari me notë 7.80, ndjekur nga Rico Lewis (7.52), Joshua Kimmich (7.48), Wilfried Singo (7.43) dhe Vanderson (7.36).

I gjashti renditet Gjimshiti me notë 7,28. Shqiptari kalon lojtarin e Bayern, Konrad Laimer, i renditur i teti me notë 7,20. Gjimshiti ka kaluar edhe lojtarin e Barcelonës, Jules Koundé, i vlerësuar me notë 7.16.

Lini një Përgjigje