Portieri humb jetën pas një penalltie të pritur me gjoks

16 Janar 2025, 11:30Sport TEMA

Portieri humb jetën pas një penalltie të pritur me gjoks

Edson Lopes Gama, portieri i ri 16-vjeçar, vdiq pas një goditjeje të drejtpërdrejtë të topit në zonën e kraharorit dhe diafragmës. Drama e madhe ndodhi gjatë një stërvitje me ekipin e tij amator në shtetin e Amazonas, në Brazil.

Adoleshenti, i cili u godit drejtpërdrejt nga topi mes sternumit dhe diafragmës, ra në tokë me dhimbje, pas bllokimit të penalltisë me gjoks, dhe vdiq më 5 janar në spitalin e Maues, ku u transportua me makinë gjatë një udhëtimi me rrugë rurale, që zgjati 11 orë.

Elio Lopes nuk kishte histori sëmundjesh kardiake. “Sot preke të gjithë Brazilin, kurrë nuk e imagjinoja që do të ndodhte kështu. Ishte një lojtar i përkushtuar dhe një djalë që kurrë nuk rrezatoje trishtim, gjithmonë shfaqeshe i lumtur. Vëllai im, jemi të pikëlluar që ike, por ike duke bërë atë që doje më shumë, të luaje futboll”, – shkroi vëllai i tij në rrjetet sociale.

Në varrimin e Edson Lopes, familjarët e tij kishin veshur fanellën e Gremio, ekipit për të cilin bënte tifo portieri i ndjerë.


3 Komente

  1. .
    ...

    Zoti i madhë pse,. çfarë tragjedie.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leta tirane

      Nuk kam fjale po ikin engjejt o zot mbaje doren ngushellime

      Përgjigjjuni
      1. l
        luli

        domethan qe po te doje zoti nuk ja merr jeten ? pra po na vret zoti ? spo kuptoj ?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje