
Ronaldo, “Fenomeni”, duke rrëfyer karrierën e tij dhe periudhën e hershme si futbollist, ka evidentuar vështirësitë në krahasim me ditët e sotme:
“Vij nga një brez i cili në fushë përplasej shumë. Ndeshjet nuk kishin si sot 15-20 kamera, në një ‘El Clásico’ janë 60 të tilla, në Botëror me mijëra. Mbrojtësit të kërcënonin, të pështynin, të shkelnin, të rrihnin…
Rrija si një gladiator, si një luftëtar që hidhej në arenë për të mbijetuar. Presioni ishte i madh, një djalë i ri nuk dinte si të sillej.
Sot çdo ekip ka psikolog, ne ishim vetëm, askush nuk fliste për shëndetin mendor. Kam mësuar shumë duke marrë goditje nga çdo anë.
Kur arrita në Europë, përjetova forcën e futbollit europian dhe u përshtata shpejt.
Për dhjetë vitet e para si profesionist stërviteshim kolektivisht, jo individualisht; shpesh duhet të vrapoja me Cafu, por ai ishte më i fortë në distanca të gjata, unë në të shkurtra.
Sot trajnerët përqendrohen tek karakteristikat individuale.
Dashuria për futbollin më ka shtyrë gjithmonë. Kur gjuri im dështoi për herë të parë, nuk kishte precedent, u riktheva vetëm sepse e desha futbollin.
Njerëzit e pëlqyen këtë; panë se jam si të tjerët, gaboj, bie dhe ringrihem”.
Me I miri qe ka dale deri me sot . Te kam ndjek qe kur isha femije , u beme me Interin me Realin me Brazilin vec prej teje gjigand. As pordhe as llafe , as lambo as tatuazhe asgje, thjesht njeri...
Nuk bie me poshte edhe Ronaldinho apo jo?
Kot nuk te thonin FENOMEN