Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2. I pranishëm në një lidhje direkte ishte presidenti Gazmend Demi i cili foli për skemën e kampionatit, tifozët si dhe skuadrën kryeqytetase.
Si e keni përjetuar fitoren në derbi, pesë fitore në shtatë të fundit dhe dy barazime? “Kemi filluar të mos bëjmë më festa, në 11 vite kemi festuar shumë dhe i kam ndaluar pak. Kisha edhe babain pak pa qejf, pimë vetëm pak me Shehin. Kam disa drejtues intelektual, Olsi i mban marrëdhëniet shumë mirë edhe kur jam unë i acarauar.
Kemi bërë një ndeshje të bukur dhe në pjesën e dytë kishim avantazhin, mund të kishim fituar më thellë, por kur fitohet në fund është kënaqësi më e madhe. derbi për të gjithë shqiptarët është më e bukra, do ta doja një derbi tjetër. I uroj Tiranës fat, është pak në vështirësi, por do të ishte bukur.
Nuk patëm fat në ndeshjen e fundit për të kaluar në grupet e Conference League, jam një person që nuk i bezdis shpeshherë stafet. Duhej të ishim afër me Rrogozhinën dhe jemi në vend të tretë që ka një disfavor, pasi nuk kemi barazimin në Final Four. Ndoshta ka ardhur momenti që të plotësohen pritshmëritë e mia.
Formula e Final Four? Nuk kam ndryshuar opinion, edhe pse ne na intereson për mënyrën si shkoi kampionati. Por, nëse shtohen të ardhurat do të ishte e madhe. por, ju e patë Partizani Vllaznia ishin te tre mijë veta në stadium, por vetëm derbi sjell. Nuk kam besim që do të rriten të ardhurat, jam me idenë që kampionati të kthehet siç ishte. Por, nuk është në dorën time, është me shumicë votash.
Numri i ulët i tifozëve? Nuk mund të jap “pikat mbi I”, por fakti që do të ketë finale i heq pak tifozët sepse mendojnë për finalen. Pastaj edhe Tirana nuk ka qenë në momentin e duhur. Para disa vitesh në sfidën ndaj Vllaznisë luanim për titull dhe kishte më shumë tifozë se në derbin e fundit. Pra, ndeshjet deçizive sjellin më shumë tifozë”.
Ka shije tjetër fitorja e derbit me ish-trajnerin e Tiranës? “Nuk ka asnjë shije tjetër. Kam fituar shumë derbi dhe nuk do rri të mbaj mend apo të veçoj ndeshjet.
Si e vlerësoni punën e Shehit? “Sapo e ka marrë ekipin dhe në fund bëhen analizat. Shehi dhe drejtuesit e mi do të bëjmë analizën. E vlerësoj nga ana njerëzore, pastaj për pjesën tjetër unë nuk jam specialist. Shehi për mua është djalë i mirë dhe kjo ka shumë rëndësi.
Mund të ketë derbi me Dinamon në Final Four? “Kushdo mund të dalë kampion, edhe vendi i katërt si Dinamo apo Skënderbeu. Janë vetëm dy ndeshje dhe keqardhja do jetë me Egantian që është në vend të parë për gjithë ecurinë e sezonit. Si Dinamo, Skënderbeu apo Tirana mund ta pretendojnë titullin. Bukuria e kampionatit është vetëm derbi Tirana-Partizani, reklamë për futbollin shqiptar, por nuk e vendosim ne më cilën skuadër do luajmë”.
Jeni nga të paktët presidentë që nuk ndërhyni… Duhet infrastruktura- “Këtu futet edhe politika, ka mbetur për disa arsye të vogla. Shumë shpejt janë dy magazine që do të prishen dhe t’i kalojnë Partizanit dhe të mbarojmë tre fusha të tjera. Edhe fondet për rrugën kanë dalë, është dhënë fjala. Më duket se janë trembur pak nga SPAK, ne duam vetëm të edukojmë brezat”.
Vlera e Partizanit aktualisht? “Është klub që ka pronë, nga të paktët që i ka të vetat. Të tjerët i kanë me bashkinë, çmim nuk ka, kur të vij ndonjë ofertë do ta them. Edhe pse nuk kam ndërmend ta shes për moment.
Maguette ka një ofertë 1.3 milionë euro dhe 20% të kartonit. Pas ndeshjes së djeshme i thashë se nuk e shes për më pak se 2 milionë euro.
Partizanin e kam marrë vetëm si stemë, duhej të bënim investime dhe të fitonim tituj. Vetëm hoteli sa ka kushtuar me 48 dhoma. Do të doja të arrija Korçën që e mori titullin radhazi dhe të futemi në grupe. Kemi hyrë në rrugë të drejtë, stafi po punon me talente. Të gjithë lojtarët që merren duhet të japin maksimumin, falenderoje stafin nga Olsi deri poshtë.
E rëndësishme është të nxjerrim sa më shumë lojtarë, futbolli nuk ka asnjë ndihmesë. Kemi folur për të ulur moshën, dua të furnizohemi nga akademia gjithmonë. I kam thënë Shehit të fusë lojtarët 17-vjeccar, por trajnerët tona ende kanë pak frikë.
Ligji Sponsorizimeve? Është e turpshme, ne paguajmë TVSH për një reklamë. Është turp të mos kemi përqindje nga bizneset e mëdha, edhe kombëtarja nuk përfiton po nuk ecën klubet tona. Kampionati ynë ka lojtarë shumë të mirë dhe mund të ecë më mirë kampionati. Qeveria e ka në dorë.
Pse mungon lobimi i Olsi Ramës? Nuk dua ta fus në siklet që të zihet me vëllain. Do filloj të loboj vetë.
A jeni bërë pishman që jeni futur në futboll, a është futbolli fitimprurës? I them miqve të mi që ishte nëj budalla që iu fut futbollit, I kursej lekët familjes. Në fillim u bëra pak pishman, por tani jo. Besoj se paratë e mia nuk do shkojnë dëm. Do dalin pastaj presidentë të rinj.
Kam dëshirë të ecim gjatë me Shehin, nganjëherë kemi ndërruar edhe disa rajnerë brenda sezonit. nuk pranoi Rraklli dhe futëm Sampaion. Arbri e mbajti skuadrën derisa Shehi mbaroj problemet e veta dhe besoj se do ecim gjatë, nëse edhe ai ka dëshirë.
Lini një Përgjigje