Teuta mposht Skënderbeun. Laçi përmbus Vllazninë në “Loro Boriçi”

13 Prill 2024, 20:03Sport TEMA
Teuta mposht Skënderbeun. Laçi përmbus Vllazninë në

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.

Një gol i shënuar nga Gjini në minutën e 75-të, i dha 3 pikë të arta durrsakëve.

Vlen të përmendet se në Korçë, ishte një dominim i miqve, që krijuan raste të shumta për shënim. Madje durrsakët humbën edhe një penallti në pjesën e parë.  

Me këtë fitore, mban vendin e tetë me 37 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë.


Laçi mposhti me përmbysje Vllazninë, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e shkodranëve, falë autogolit të Kurtit në minutën e 18-të.

 

Në pjesën e dytë, kurbinasit ia dolën të përmbysin gjithçka. Në minutën e 57-të, Tresa barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 82-të, Ujka shënoi golin e përmbysjes.

Me këtë fitore,  Laçi mban vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani.

Lini një Përgjigje