Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit.
Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto lajme.
Në reagimin e saj Monika shkroi: “Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbulofsh Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”.
Salihu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.
Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse, dhe kjo situatë u bë publike përmes deklaratave të vetë Monikës, vetëm pak ditë më parë.
E kam takuar dy tre herë në Tiranë, vite më parë. Kemi biseduar edhe për boksin. I Thjeshtë, me ëndje dëgjoja kujtimet e Tij për sportin e boksit. Më vjen shumë keq për sëmundjen. Qoftë e lehtë, për të dhe për Familjarët.
Ja ate pune ka zoti. Te mbuloje me turp njerzit.