VIDEO: Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra

12 Nëntor 2025, 13:41Sport TEMA
VIDEO: Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra

Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme.

Kombëtarja do të përballet nesër me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026.



 

Lini një Përgjigje