Ish-trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello shprehet se Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të quhen gjeni të futbollit pavarësisht se në fushë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Capello, u shpreh se këtë status mund ta mbajë vetëm Lionel Messi pasi si një gjeni, ai bën gjëra që të tjerët as nuk i çojnë ndërmend.
“Unë pata fatin ta shoh Messin në moshën 16-vjeçare në një trofe Gamper që luajtëm me Juventusin kundër Barçës. Pas 20-25 minutash e pyeta Rijkardin nëse mund të më jepte në huazim, pasi ai nuk kishte ende pasaportë spanjolle dhe ata kishin 3 të huaj.
Fatkeqësisht i rregulluan gjërat. E vura re menjëherë shkëlqimin e Messit, sepse dallimi mes një kampioni dhe një lojtari shumë të mirë qëndron aty, te shkëlqimi.
Jam i lumtur që kam parë Lamine Yamal në El Clasico në Bernabeu: ai është shumë interesant, ka shumë cilësi, por nuk është gjeni.
Unë mendoj se do të jetë një lojtar që mund të bëhet i madh, por kur flasim për gjeni, flasim për Pelé, Maradona, Messi, ata që bëjnë gjëra që të tjerët as që i mendojnë.
Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh që ka fituar shumë tituj dhe Topin e Artë, por siç thashë më parë ai nuk është aq i shkëlqyer sa Messi.
Kur më pyesin për të dy, unë zgjedh gjithmonë Messin. Ronaldo është një golashënues i madh, ai gjuan dhe bën gjithçka, por ai nuk është një gjeni, ai është shumë i thjeshtë”, u shpreh Capello.
Ke te drejt me teverter ishte njeni pleshti as nuk krahasohen me Mesin
Sakte ka folur Kapello. Ronaldo eshte ai qe eshte fale punes kolosale qeben dhe regjimitabsolut qe mban, por Messi eshte totalisht i paparashikueshem, prandaj eshte gjeni, njesoj si Pele apo Maradona.