Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.
Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit.
Ai është përforcimi i shtatë i klubit granata dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.
Rikujtojmë që mesfushori nga Elbasani, iu bashkua Interit në korrik të 2022-shit, ku në tre vjet si pjesë e zikaltërve, bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asiste. Ai largohet nga Milano me një titull Seria A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.
Çudi e madhe ! Edhe Kristian edhe Asllan . Kur të shkojë në parajsë pas moshës 100 vjeçe, te porta e hyrjes do t'a presin të dy, Krishti do i shikojë kryqin në qafë e do t'a tërheqë nga koka për te dera e tij, Muhameti do t'a shikojë nga hallatet i bërë synet dhe do t'a tërheqë nga penisi .Tërhiq njëri e tërhiq tjetri.... Gallatë e madhe do të jetë .
I madh hahaha!!!
sa e kan fryre mediat ket djal? eshte nje zero si lojtar.. si duhet kerkujt.. bravo i qoft qe ka kapur ate rroge 2 miljonshe..vetem kaq
iu bashkua Interit në korrik të 2022-shit, ku në tre vjet si pjesë e zikaltërve, bëri 99 paraqitje,.... faktet jane kokeforta o Asllono! 99 ndeshje me Interin per 3 sezone 0se 33 ndeshje per sezon futbolli. Interi mos valle eshte ne kategori te dyte o Asllono!
clidhje kane emrat me ferat?
Emrat me fetë kanë lidhje që ç'ke me atë punë . Ke në Kosovë p.sh.një myslyman që të verë emrin Kristian ?