Vendos një autogol në “Arenën e Demave”, Partizani triumfon përballë debutuesve të Vorës

24 Gusht 2025, 22:00Sport TEMA
Vendos një autogol në “Arenën e Demave”, Partizani

Partizani e ka nisur mbarë edicionin e ri të Kategorisë Superiore. “Demat e Kuq” kanë arritur të mposhtin Vorën debutuese me rezultatin minimal 1-0 falë një autogoli të këtyre të fundit.

Repaj i pafat në pjesën e parë i cili devijoi topin drejt portës së Vorës, duke i dhënë avantazhin Partizanit. Përpjekjet e “Bluve” ishin të shumta për të barazuar rezultatin, por nuk arritën në këtë përfundim.


Vora debuton në Kategorinë Superiore jo në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mposhtur nga pretendentët për titullin kampion në Shqipëri.

Lini një Përgjigje