Mjekët rrëfehen tek Rama: Ja si është katandisur Spitali Ushtarak

8 Shkurt 2013, 18:42Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vijuar prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, duke u fokusuar në sektorin e shëndetësisë.

Në kuadër të javës së shëndetësisë, kryesocialisti ka vizituar Spitalin Ushtarak në Tiranë, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, por që tashmë për shkak të abuzimit, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë është shndërruar në një “pazar” të madh, të ndarë pjesë-pjesë mes shtetit dhe privatit.

Kreu i PS është takuar me drejtuesit, mjekët dhe infermierët e këtij spitali prej të cilëve është njohur me gjendjen dramatike në të cilën ndodhet ky spital. Pjesë të shumta të tij u janë dhënë privatëve, në mënyrë krejt abuzive, edhe pasi aty nga donatorët janë investuar shuma të mëdha për rikonstruksione dhe modernizime. Kështu kati i dytë i spitalit i është dhënë një subjekti privat, ndërkohë që kati i parë, i tretë dhe i katërt mbeten shtetërore.

“4 milion e 280 mijë dollarë janë investuar nga qeveria norvegjeze në këtë godinë që jemi këtu dhe pastaj të gjitha këto i morën privatët”, tregon njëri nga mjekët që shoqërojnë kryesocialistin nëpër mjediset e spitalit. E ndërkohë që pjesë të spitalit u janë dhënë privatëve dhoma e grafisë për fëmijët e vegjël që vuajnë nga sëmundjet e kockave është vendosur në mjediset e kabinës elektrike që furnizon spitalin me energji. “Fëmijët 0 deri në 6 muaj futen në ambientet e kësaj kabine elektrike”, thotë një tjetër mjek, ndërsa specialisti që kryen grafitë në këtë mjedis pune, një burrë i thinjur me një përvojë të gjatë në profesionin e tij shton: “Kjo dhomë këtu, mbase e kryen disi funksionin e saj, por prezantimi institucional duhet të ishte më bashkëkohor, më i konceptueshëm. Nuk koncepton njeri në botë që grafia të jetë këtu, fizioterapia në një vend tjetër, kartoteka në një kat tjetër. Një hallakatje e pakuptimtë”.

Mjekët po ashtu i kanë treguar kreut të Partisë Socialiste për mungesën e theksuar të bazës materiale, çka i detyron pacientët që të sjellin me vete të gjitha materialet që duhen për operacionet që duhet të kryejnë. “Sot po të duash të operohesh duhet t’i blesh të gjitha vetë. Unë për shembull kam operuar në mëngjes dhe pacienti duhej të sillte një shishe betadinë dhe materialet e tjera si garza, bende, madje edhe doreza. Që të gjitha i blejnë vetë. A i keni parë farmacitë si kanë mbirë atje jashtë spitalit, 20 a 30 janë te dera. Nga 5 milion xhiro në ditë bëjnë rrezik. Janë blerë dhe serumet para një jave”, shprehet një tjetër mjek i Spitalit Ushtarak, i cili nuk e fsheh aspak mërzinë e tij për këtë gjendje ku është katandisur ky institucion, teksa thotë: “Mjerë kujt i bien me u shtru”.

Mjekët duket se kanë shumë për t’i thënë kreut të PS, aq sa shpesh ja marrin fjalën nga goja njëri-tjetrit. “Nuk ka karburant. Ambulancat e gatishmërisë ka 8 muaj nuk lëvizin se s’ka karburant”, thotë njëri prej tyre, duke treguar me dorë ambulancat, që “pushojnë” në parkim prej shumë kohësh. Si për t’i vënë kapakun gjithë kësaj ekspozeje vjen edhe një statistikë po aq skandaloze. “Buxheti në 5 vitet e fundit është rritur me 70%, ndërsa numri i shtrimeve është ulur duke arritur në 3 mijë. Pra shtrimet bien dhe buxheti ngrihet, ndërsa shërbimi është ky që shikoni”, tregon një nga mjekët, që më pas teksa kryesocialisti e pyet se ku shkojnë këto fonde, ngre duart lart si për të thënë “një zot e di”.

Kryesocialisti Rama nga ana e tij ka vlerësuar lart rëndësinë që ka ky Spital, që është unik në llojin e vet në Shqipëri. “Në dy tre momente tragjike që ka pasur ky vend, të gjithë tek dera e këtij spitali kanë ardhur. Kjo mjafton për të kuptuar një gjë shumë të thjeshtë, që po u humb kjo bazë zbarkimi e njerëzve në nevojë për ndërhyrje të shpejtë apo për ndërhyje të specializuar për trauma, ku do shkojnë. Ku do shkojnë?!”, është shprehur kreu i PS. Ai ka theksuar se gjëja e parë që duhet dhe do të bëjë qeveria socialiste menjëherë pas 23 qershorit do të jetë rimarrja e kontrollit të plotë të mjediseve spitalore dhe vendosja e tyre në efiçencë në funksion të të sëmurëve. “Duhet filluar me hapin e parë që është rimarrja e kontrollit mbi territorin e spitaleve të Republikës së Shqipërisë nga shteti. Se këtu territoret e spitaleve janë bërë toka e asnjërit oburra kush mundet, njëri zapton për një parkim, tjetri për një lavash, tjetër për një piceri. Dhe ndërkohë qeveria vazhdon me të vetën një kat ja jep një privati, një cep ia jep një privati tjetër. Njerëzit hynë e dalin, makinat hyn e dalin. Këtu vetëm spital nuk është kur e sheh. Po jo ky, por në territorin spitalor të Republikës së Shqipërisë vetëm spital nuk ka nga pikëpamja e asaj që sheh, e asaj që të rrethon dhe e asaj që të pret”, është shprehur Rama.

Kreu i PS ka thënë se do të vazhdohet me zbatimin e planeve dhe masterplaneve, të cilat jo se mungojnë, por nuk vihen në zbatim me qëllim, për ta lënë situatën të përshtatshme për abuzime dhe korrupsion. Sipas Ramës shëndetësia është sektori ku ndryshimi do të jetë radikal, pasi asgjë nuk mund të vazhdojë kështu si është. “E dyta është që ne po humbasim një kapital njerëzor që është vënë me shumë mund në vite dhe që ka kushtuar jashtëzakonisht shumë në këto vite për specialistë, për një gjeneratë tjetër. Ne e vumë në program kthimin e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në universitet mjekësor me idenë që nga një anë të rritet niveli i shërbimeve dhe nga ana tjetër të rritet kapitali njerëzor. Arsyeja pse edhe në programin tonë, pjesa e shëndetësisë është pjesa më radikale, është sepse këtu realisht duhet përmbysur komplet. Duhet ndryshuar komplet sistemi i financimit. Duhet ngritur shërbimi kombëtar shëndetësor domethënë shteti ta blejë shërbimin. Ta blejë shteti, jo ta blejë qytetari. Dhe shteti ta ofrojë nëpërmjet shërbimit kombëtar shëndetësor në mënyrë të ndershme dhe të drejtë. I duhet dhënë autonomi trupës mjekësore. Trupa mjekësore duhet të jetë me një autonomi të konsiderueshme dhe spitalet duhet të jenë ndërmarrje spitalore. Dhe buxheti nuk mundet dot të përcaktohet në ministri. Buxheti përcaktohet me prioritetet, hapat, shpenzimet përcaktohen me borde të spitalit”, ka shpjeguar kryetari i Partisë Socialiste, kështu disa nga hapat që do të ndiqen pas 23 qershorit për të ndryshuar rrënjësisht këtë situatë skandaloze.

36 komente në “Mjekët rrëfehen tek Rama: Ja si është katandisur Spitali Ushtarak”

  1. evans says:

    me shpresen se mjeket qe denoncuan mos pezullohen nga pune, kam besim se pas 23 qershorit, spitalet, shkollat edhe rendi publik jane gjerat me te rendesishme qe do ndryshoj Rama.

    1. shoku taras says:

      Reformim=Rilindje ne shendetesi dhe jo vetem.

      1. sinani says:

        duhet patjeter nje reformim ne sistemin e shendetsise sepse eshte ne pike te hallit…

    2. sh.mali says:

      Hetojme ne nje vend ku sherbimi shendetesor eshte 0 mjaft te shkosh neper spitalet e Tiranes dhe jo vetem.Pacientet jane te detyruar te marrin medikamentet me vete,batanije e ngrohese kur eshte dimer!Kushte mizerabel duhet patjeter ndryshim.

      1. egersira says:

        Klientelizmi ka kalbur cdo hallke te sistemit shendetsor. Korrupsioni ka mbytur cdo njeri ne ato salla pasi, keshtu i ka mesuar saaliu. Duhet nje shrbim i mirefillte nga njerez et kualifikuar. Rama e ka nje zgjidhje ne program, ndaj dhe vota sdo i kursehet kete here

        1. gerti says:

          Gjendje e papranueshme eshte dhe ska asnje sali qe te thote ndryshe. Vota e ndryshon kete realitet dhe populli do sjelli NDRYSHIM.

          1. saar says:

            te kthehet shteti ne sherbetor.. kaq kerkojme ne si popull e kete ofron Rama si opsion. zgjidhja eshte ne syte tane. te votojme ndryshimin

    3. laraska says:

      po po si jo…..me arkat boshe, organet e drejtesise dhe preseidencen te kontrolluar nga PD, me Sali Berishen kryetar opozite (sic deklaroi dje Rama) dhe me nje parlament ku rama do ket nja 70 vota (sic ka deklaruar vet Rama) edushi lepurushi do caj malet. Brenda 300 diteve do kemi uje e drita 25ore/dite, spitale perendimore, Shqiperia do jet Europe e kaluar Europe. Lum si ne ku paskemi qene. Te na rroje Rama si politikan e Berisha si kryeopozitar i ardhshem!!!!!!!………..ah edhe sa te mbarojne ato 300 dite afat gjithemone pasi eshte ndertuar qeveria e re (muhabet me vete ky), le te vritet, digjet,shitet Shqiperia……….

      1. janaqi says:

        O laraska po nuk e shikon se si jemi katandisur.Per situaten e nderë qe eshte krijuar jemi koshiente te gjithe e jo se e thote vetem Edi Rama.Shko pak ne spitalet e tjera te vendit dhe shiko se çkushte mizerabel ka,mungon uji mungojne medikamentet e shume te tjera.Kjo eshter shqiperia reale e varfer e katandisur si mos me keq.Prandaj duhet ndryshim

        1. laraska says:

          Ate e shoh une edhe shume mire madje. A E SHEH EDI RAMA????? – ketu qendron i gjithe ngerci i shqiperise.

          Edi Rama pas vendimit te turpshem te djeshem, deklaroi per Sali Berishes qe “pas 23 qershorit ai do jet thjesht nje kryetar opozite” – Ajo deklarate e djeshme komenton Edi Ramen, gjumin e tij keto 8 vjet, komenton gerdecin, 21 janarin, korrupsionin e Ilir MEtes, Lulzim Bashes, vjedhjet e zgjedhjeve e gjithe realitetin e Shqiperise. Ai dje beri karshillik dhe i tha popullit rrini urte se po dolet ne proteste, un si opozite nuk ju mbeshtes e do lejoj t’ju vrasin sic bene ne 21 Janar. EDI RAMA ESHTE NANO 2, E KA SHITUR SHIQIPERINE, PS DHE POPULLIN QE NE 2008 ME NDRYSHIMET E KUSHTETUTES DHE GERDECIN. DJE THJESHT SA RISHKELI MBI GJAKUN E TE VDEKURVE, DHIMBJEN E JETIMEVE DHE VULOSI PUBLIKISHT TRADHTINE E TIJ NDAJ SHQIPERISE.

        2. laraska says:

          Ah edhe pikerisht se jam koshient nuk kam nevoje per konstatime dhe deklarate te tilla. Si qytetar i ketoij vendi, dhe votues i majte kerkoj zgjidhje reale jo perralla me mbret. Me duket se deliri i Topi dhe Spahis jane ngjites, kane kapur edhe Ramen. Arkat bosh, ku do i gjej Rama leket????? Nuk ma merr mendja se do bej zemren gur e ti nxjerr nga xhepi tij apo jo????

          RAMA ESHTE NANO 2, DO BEJ AQ SA KA BERE NANO, E DO VJEDH AQ SA KA VJEDH NANO, OSE NDOSHTA ME PAK SE SKA AQ LEKU SHTETI SA KA PASUR

          1. janaqi says:

            “laraska” eshte e vertete qe arkat e shtetit jane bosh,edhe edi rama nuk eshte se ka ndonje shkop magjik qe te na beje menjehere te pasur,perkundrazi do i duhet shume pune.Por per momentin çeshtja kryesore dhe urgjente per ne do te ishte rrezimi i kesaj qeverie,e cila edhe sipas jush na paska lene arken e shtetit bosh madje edhe na ka futur ne borxhe!Pra te rrezojme Saliun si fillim dhe pastaj te kontribuojme te gjithe se bashku ne “restaurimin” e shqiperise!

            1. laraska says:

              Te rrezohet Saliu por EDHE TE DENOHET! KUSH KA SHKATERRUAR SHQIPERINE DUHET TE MBAJ PERGJEGJESI!!!!! Nese nuk denohet Berisha, asgje ska per te ndryshuar. Rama dje tha qe ai pas 23 qershorit do mbetet thejsht nje kryetar opoztie, pra demin jo qe jo, por do kete edhe pushtet politik edhe do shijoj pasurine e vene mbi gjakun tone. Jeni normal ju more? Jeni ne terezi? Po Rama vetem per kete deklarate KAQ KRIMINALE duhet te zhduket nga PS se e ka marr me qaf, bashke me te edhe neve.

              Mu thuaj ti te lutem shume: eshte a seshte kriminale ajo deklarate??

        3. grise says:

          Gjendje e frikshme.. si burgje.. pa ilace, pa ngrohje, pa batanije..

      2. Eljo says:

        Me mire 300 dite me Ramen e te punoj sesa 300 vjet me Saliqenin qe vjedh e shkaterron!!!

        1. laraska says:

          Me mire do ishte 300 dite me Ramen ne qeveri dhe Berishen ne burg. 300 dite me Ramen ne qeveri dhe Berishen ne krye te opozites sic tha Rama, do te thote ne vend numero. Nese per ju ne vend numero do te thote rilidnje, une do t’ju keshilloja hapni fjalorin shqip-shqip, kerkoni fjalen rilindje dhe aty e gjeni pergjigjen

    4. foka says:

      PO ishalla po e kopjon saliu kete kto muaj qe te vuajme me pak. Ka filluar te kopjoje programin e PS, deklaratat e saja e gjithcka te sajen e kjo do te thote se ne fakt, PS eshte zgjidhja

  2. tiransi. says:

    DUHET ZGJIDHJE URGJENTE.

  3. klodi says:

    Edi Rama paska idete e Edmond RRushit (ish-shoferit te Spartak Brahos), sot drejtor i QSUT.

  4. Pipero says:

    Edhe une keshtu mendoj, por me pengon Vangjeli.

  5. gjyshja.g says:

    Kuptohet tashme qe kjo qeveri ka kapitulluar ne te gjitha drejtimet edhe ne shendetesi.Nuk na mbetet gje tjeter veçse te shpresojme per ardhjen e nje qeverisjeje te re e cila te vere dore menjehere!

  6. ShefqetCela says:

    Sa te jene sharlatanet, si PIPERO neper ministrira, nuk do kemi kurre mjekesi dhe spitale per te qene.
    Qeverija e ardheshme duhet ta filloje nga vete qeverija per te pastruar kete pisllek burokratik.

  7. Zekthi' says:

    Nje shtet qe eshte grisur tek s’androhet me kete qeveri te corjentuar . Duhen njerez kurajoz si Edi me ekipin e tij per te vene ne rrugen e normalitetit funksionimin e institucioneve dhe te administrates hajdute dhe te pa afte te saliut. Kjo do te marre rruge ne 23 qershor.

  8. Mjeku jo votues says:

    Nese ne ate godinen qe ka marre privati jane investuar 4.8 milion euro dhe investimi eshte ai qe te shohin syte dikush duhet te futet ne burg.

    Ketu nis reforma ne shendetesi por nuk behet as me ata qe ka prapa Rama dhe sidomos me ca si Luljeta Cakerri te cilen e kishte ne krah para 2 ditesh.
    Kjo e fundit e ka kthyer ne ART marrjen e parave per nje provim. Ne qershor do te zhvate vota studentesh ne vend te parave?!

    Me vjen keq ta them por nuk jane shenja te mira per shendetesine.

    1. gjon says:

      Rindje dhe ne shendetesi ku neper spitale jane vetem muret egzistues,,

    2. Oni says:

      Luljeta cakerri, filluam mesimin me kete mesuese te henen dhe te them te drejten qe diten e pare te gjitheve u la nje pershtypje negative! Mesuese si kjo po e cojne shendetsine shqiptare mbrapa nga 20 vjet per cdo vit qe jep mesim kjo! Te gjithe studentet e mire po largohen dhe ketu ne shqiperi po mbesin vete plehrat!

  9. Claus says:

    Te lutem mjeku jo votues, nuk eshte e drejte te merresh me shoqeruesit/et e Rames dhe pastaj te dalesh ne konkluzione.

    Shiko te lutem rastin konkret: Femijet nga 0-2 vjec futen ne kabina elektrike per nje grafi!

    E dini sa jane normat ne EU per rrymat elektrike qe mund te kalojne ne trup ne rastin e nje ekzaminimi, ku pacienti ka kontakt direkt me aparatin?

    0,1 mA! Ndersa foshnjat ketu futen neper kabina elektrike!!!
    Nuk po diskutoj ketu per sasite e rrezeve Röntgen qe marrin ato foshnja, ate problem po e le menjane.
    Eshte per gjynah te Zotit, mjeku.
    Mbremje te kendshme.

    1. Mjeku jo votues says:

      Ti mendon se nuk i di problemet?!
      Ceshtja nuk eshte se ku behen grafite se kjo zgjidhet per 10 minuta.
      Problemi jane njerezit.
      Nje nga shoqeruesit ne foto ka qene drejtor i spitalit te Gjirokastres.
      Po te pyesesh te thone per “sukseset” e tij manaxheriale.

      A mund te jete kjo Rilindje?

      Kam dyshime c’ka e shpreha edhe ne komentin me siper.

  10. tomori i beratit. says:

    MOS BRIDH lart e posht dhe vetem llafe o Edi Rama.MJAFT ME.VET I PARI dhe ngri popullin ne protesta se me llafet e tua saliu nuk leviz as pas 200 vjetesh.VETEM PROTESTAT DEMOKRATIKE TE PA FUND e fluturojn saliun per viçidol.

  11. Albania1 says:

    He mo vajte takove barbonat qe nenshkruan peticionin si intelektual e famshem te shqiperis.

    Ata kemishen e bardhe qe kan veshur mbi shpine e kan te lyer me qakun e pacienteve qe kerkojn sherim nga dora e nje veterineri nga republika e shpellareve :@

    Largou nga i ferr me emrin Spital se ngjan me shum me nje kazerem ushtrie ?

  12. Kepucet e kuqe says:

    Me vjen keq per Ramen, meritonte te kishte lindur ne nje vend tjeter por njekohesisht shume mire.Shqiperia ka nevoje pikerisht per nje lider te tille! Mjere ju qe se arrini dot vizionin e tij.

  13. shkodrani says:

    kur flasin keto mjeke (ujqer), mjeket ne shqiperi e shikojne te semurin si biznes the jo si pacient. kujshia im vdiq se nuk pati leke, mjeku mori te shoqen ne telefon i tha se nuk keni leke do humbisni burrin, dalin e flasin per kushte, pse dojne fonde prape per te vjedhur me shume.neve na duhet nje fryme e re , nje ligj per te gjithe dhe ligji te zbatohet i BARABARTE per te gjithe jo vetem per ato qe skane leke. poshte maskarejte qe po losin me popullin tone neper fushata te rreme,tegjithe nje mutte jane.

  14. Baca says:

    Po-xhamen-spitalet te kish regulluar ky doktor adhamudhi I diteve tona.

  15. Pacienti says:

    Po si do e reformoje Rama shendetesine pa rritur rrogat e mjekeve. Ku do ti gjeje paret. Futja kot.

  16. goni says:

    Rama eshte i humbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje