Një rekord “i qarë me lot”, Nejmar bëhet legjendë për Brazilin në ditën e gabuar

9 Dhjetor 2022, 19:41Sport TEMA

Një rekord “i qarë me lot”, Nejmar bëhet

Brazili i ka dhënë lamtumirën Botërorit 2022 me yllin e kësaj skuadre, Nejmar, i cili mund të mburret vetëm për faktin se tashmë duhet të renditet mes legjendave të “seleçaos”. Përtej diskutimeve nëse e meriton një status të tillë, statistikat e vendosin atë mes yjeve më të ndritshëm të kësaj përfaqësueseje.

Goli i shënuar në shtesë ndaj Kroacisë sot, i dha mundësinë atij që të hynte në historinë e përfaqësueses si futbollisti i dytë i saj që shënonte në shtesat e një Kupe Bote, me një gol për të cilin ishin pritur 84 vite. 

Rezulton se në të gjitha shtesat që ka luajtur Brazili në historinë e vet në Botërorë, vetëm Leonidas ishte ai i cili kishte shënuar, për më tepër dy gola, në ndeshje ndaj Polonisë në vitin e largët 1938.


Por ky gol kishte një tjetër rëndësi për Nejmar pasi ishte i 77-i në kombëtare, duke barazuar Pele si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve të saj. Një gol që nuk kishte vlerë për të kaluar më tej Brazilin në fazën tjetër të turneut, me “seleçaon” dhe vetë Nejmar që e mbyllën me lot pasi dolën me penallti përballë Kroacisë.

5 Komente

  1. B
    Beni

    Nuk eshte gjynah te dali jashte nje ekip qe me lojtare dhe loje e meritonte boterorin ?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirro

      Aspak gjynah sepse Kroacia luajti ballë hapur, jo dryn prapa e lojë shkatërruese të pisët. Po vazhdoi kështu e meriton kupën.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cufe

        Sikur te zhduknin nga formacioni Neimarin (vetem futbollist nuk eshte )Brazili sigurisht do ishte ekipi me i mire

        Përgjigjjuni
        1. V
          Virusi

          Brazilianet jane disi mendjelehte, e teprojne me triblimet. Po te kishin nje trajner evropian, do luanin ndryshe. Goli i kroacise, qe erdhi teresisht per fajin e tyre, me kujtoi vitin 1982. Talente te medhej, po ne vend te kontrollonin lojen, i dhane rast italise te shenonte.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kot fare

            Ky eshte lojtar madheshtor sigurisht qe ka ato te vetat qe kane keta bythzinjte ne pergjithesi por kjo sja ul vlerat.Brazili ka mentalitetin e madheshtorit dhe nuk pranojne te cenojne mentalitetin e tyre ofensiv.Do kishin dhe nja dy kupa bote me teper por si len pordhet.Ne 1982 kishin te njejten situate nje barazim dhe Italia ikte keshtu dhe kete ndeshje kalove ne avantazh ktheu se nuk te shan kush.Eshte gjynah te shohesh Marokun dhe te ik Brazili.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje