Veliaj ironizon stadiumin bosh kur fliste Berisha: S'do ju ketë pëlqy stadiumi, se s'ka shpjegim tjetër

15 Prill 2023, 16:33Politika TEMA

 

Veliaj ironizon stadiumin bosh kur fliste Berisha: S'do ju ketë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar çeljen e fushatës së grupit të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Veliaj ka publikuar videon e momentit kur fliste Berisha në stadium dhe ku nuk ishte asnjë i pranishëm, përveçse kandidatëve të cilët garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

“S'do ju ketë pëlqy stadiumi, se s'ka shpjegim tjetër”, shkruan Veliaj.

Berisha e nisi fjalimin e tij duke e quajtur si një ‘start të paparë’ hapjen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ pavarësisht se të pranishmit në stadium numëroheshin me gishtat e dorës.

1 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Berisha është gjenerali i ngordhur, i ushtrisë së vdekur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje