Deputeti i PS, Petro Koçi tha se Sali Berisha e ka marr Chris LaCivita si këshilltari të PD-së për fushatën pasi reputacioni i tij është i ulët.
Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje.
"LaVicita ka marr pjesë vetë në fushatë sepse e sheh që reputacioni i Berishës është zero, dhe po e bënë nga halli që imazhi i Berishës është zero dhe nuk i jep energji morale opozitës për të dhënë garanci se merr një rezultatë të mirë se më parë se për fitore nuk bëhet fjalë.
Ai nuk do të ndikojë dot në zgjedhje, ai nuk e ndryshon dot imazhin e opozitës e ka të pamundur, nga ajo që kam dëgjuar është se ato që ka lexuar janë shkruar nga Berisha dhe jo nga ai vet ai, për të justifikuar paratë që merr ai ka marr pjesë edhe në takime, dhe se di sa para ka marr", tha ai.
Koçi u ndal edhe tek integrimi në BE, ku tha meritat janë të gjitha të PS që vendi ka arritur deri në hapjen e disa grupkapitujve.
"Kjo mazhorancë është përfshirë në një proces që lidhet me negociatat në BE. Kapitujt janë duke u hapur njëri pas tjetrit. Të tjerët nuk flasin për këtë, por ne kemi merita të pamohueshme në këtë proces dhe prandaj e përdorim.
Unë e kam thënë që dy karta më të rëndësishme që do përdor PS janë integrimi dhe drejtësia e re, sepse ka kontribut të madh në të dyja këto fusha dhe opozita ka qenë kundër drejtësisë në mënyrë të hapur dhe integrimit.
Ne dëgjojmë që janë për integrimin dhe pastaj rendisin çështje që e rrëzojnë pretendimin e tyre për bërjen e vendit pjesë të BE. Partitë në opozitë kur vjen puna tek procesi i integrimit duhet të jenë të bashkuar", tha ai.
Nga azilja po flet ky derdimen: Eshte partia qe i prodhon keta lloj. Para skuadres se pushkatimit te enver hoxhes, beqir balluku, brohoriste emrin e enverit, ashtu si petro ziu, emrin e ramiut.
Ore cfare i ka bere Rama ketij qe duket me i vjeter se Berisha. Allah, Allaaaah, si plaket robi kaq shpejt sapo perjashtohet nga listat. Po vazhdoi kesjtu e [paska ngrene qafen e pates shume shpejt.
O "J" Ne realitet Rama e rivonoj Petron,por me trim dhe me burreror e beri Sali Berisha ne kohen qe skishte cti bente popullit te Fierit dhe gjithe jugut e futi brenda dhe i qethi koken me pretendimin qe ta cburrezonte por ndodhi e kunderta qe ne ate kohe ishin qethur zero gjysma e trimave te Saliut ne Fier dhe nuk u mor vesh qe Petrua ishte i arestuar apo u rendit si gangua i Fierit.Keshtu Petrua u cilesua si trimi i Fierit per rrugacllek se nga veprimet politike u cilesua qe ne fillimet 90.