Flamuri po ecte me vështrimin drejt dhe kokën lart, në rrugicën ngjitur me PD, kur shikon një vajzë të dëshpëruar të ulur në trotuar që po lutej. Ndali këmbët pasi mendoi se kishte nevojë për të holla, por pa që vajza ishte e veshur firmato dhe sapo kishte dalë nga një klub aty afër. Mbajti vesh çfarë po thoshte: “Oh Zot, këtë vit që kaloi më more këngëtarin tim të preferuar Michael Jackson, aktorin tim të preferuar Patrick Swayze, aktoren time të preferuar Farrah Fawcett, prezantuesin tim të preferuar Mike Bongiorno, poeteshën time të preferuar Alda Merina…”.
Flamuri, që s’i kuptonte ç’ishin gjithë ato emra, u shqetësua dhe e ndali lutjen e saj.
– Po politikani juaj i preferuar kush është, i tha?
Vajza e pa e trembur dhe iu përgjigj menjëherë, Sali Berisha dhe vazhdoi duke parë e trembur nga Flamuri… “O Zot, meqë ra fjala se më pyeti dhe dikush këtu, meqë viti nuk ka mbaruar po të njoftoj se politikani im i preferuar është Sali Berisha”.
Flamuri mori dje të zbardhur nga Gjykata e Prizrenit dialogun mes Albanës dhe gjykatësit.
Vokshi: Unë i thashë policit ngrije traun se jam me ngut, jam deputete.
Sekretaria e Gjykatës: Unë i thashë policit se jam deputete dhe kam do punë, dua me ikë shpejt.
Vokshi: Mos ma ndrysho, shkruaj siç të them unë. Largohuni ju të tjerët… kafshë!
– Na falni zonjë, jemi avokatët e tu…
– Ik s’dua as avokat asgjë. E mbroj vetë nderin tim.
Sekretarja e Gjykatës: Më falni zonjë, çfarë të shkruaj tjetër.
Vokshi: Çfarë debile je ti moj që s’di çfarë të shkruash. Shkruaj moj atje që polici ishte një derr Kosove nga ata që duan plumbin ballit.
– Sekretarja: Na falni zonjë, na në Kosovë s’i kena për zemër derrat.
– Vokshi: Fol moj shqip, kosovare e trashë e pagdhendur. Çfarë më dini mua, ua tregoj unë.
– S’bën këshu zonjë, i tha avokati i saj, që u afrua.
– Ik mor ti debil. Kush të ka caktu avokat ty? Kujton se do marrësh ndonjë lek. Ik or debil. Flas me Doktorin unë tani, ua tregon qejfin ai.
– Sekretarja e Gjykatës: Na vjen keq po ne jena shëndosh, s’kena nevojë për doktor. Për doktor më duket se ke nevojë ti, po s’është këtu vendi i vizitave.
Sapo mbaroi ceremonia e celularit të katërt, Gimja si aksioner i rëndësishëm iu afrua Doktorit.
– Desha të të falënderoj në emër të aksionerëve që na nderuat, i tha.
– Edhe unë ju falënderoj shumë Agim, i tha. Keni bë një punë të shkëlqyer. Nuk e di pse jam shumë i gëzuem këtu. Më duket vetja si në shtëpinë time.
– Si në shtëpinë tende je Doktor. I ke bashkuar të gjithë me këtë gjë që ke bërë. Tani jemi vërtet një Familje.
Doktori i kënaqur u nis të largohej ndërsa Gimja ju afrua tek veshi: Ajo 3G na duhet patjetër doktor, ndryshe s’kemi ç’i bëjmë Vodafonit.
– S’ka problem i tha Berisha. Nëse nuk kemi më frekuenca, fol me Zenin dhe blejmë Vodafonin. Ndoshta na bie më lirë.