Të gjithë ëndërrojmë që të shkojmë në hapësirë. Por katërqind persona kanë aplikuar pas një kërkese të revistës amerikane “Journal of Cosmology”. Ata do të shkojnë në Mars, por pa biletë kthimi, çka nënkupton se ata mund të mbeten atje. Ende nuk dihet se kur do zbatohet ky projekt, por aplikuesit janë të kategorive të ndryshme, që nga studentë e deri infermiere.