Shkurajim për divorcet, sidomos nëse çiftet kanë fëmijë. Ky është një nga objektivat e “taksës” së divorceve që shumë shpejt mund të miratohet në Britaninë e Madhe. Të gjitha çiftet e martuara dhe që kanë fëmijë, në rast se divorcohen, duhet të paguajnë një shumë të caktuar, e cila do t’i shkojë shtetit shkojë për kujdesin ndaj fëmijëve. “Objektivi është që të bindë prindërit se divorci duhet të jetë zgjidhja e fundit”, ka thënë ministria britanike e Punës, Maria Miller. Ky propozim, që shumë shpejt mund të miratohet, ka sjellë shumë diskutime në Britani.