Që japonezët janë të apasionuar pas teknologjisë, kjo nuk ka dyshim. Por pak kush do ta mendonte që teknologjinë ata do ta përdornin edhe në tualet. Këta të fundit kanë pajisur WC-të publike të Tokios me ekranet e firmës teknologjike Akihbar, ku kanë instaluar videolojën SEGA. Japonezët, ndërsa urinojnë do të kënaqen me luftërat e sumos, vizatimin e grafiteve, ose erupsionin e vullkanit. Në ekranin LCD paraqitet edhe grafika e cila tregon fuqinë dhe zgjatjen e urinimit, dhe e tërë kjo, tipike për videolojërat, shënohet me pikë.