Me anë të telefonit mund të zbuloni nëse veza ka dioksinë

8 Janar 2011, 14:50Lifestyle TEMA

Skandali i vezëve me dioksinë po merr përmasa të frikshme, pasi ka kapërcyer kufijtë e Gjermanisë. Por edhe ushqime të tjera dyshohet se kanë dioksinë. Deri më tani janë dhënë seritë e vezëve e ushqimeve me dioksinë. Por si mund të dallosh nëse veza e ushqimi yt ka dioksinë? Një program telefonik i quajtur “Barcoo” ua bën të mundur një gjë të tillë. Ai shkarkohet kollaj nga interneti. Për momentin është një nga programet më të shkarkuara në internet.

Lini një Përgjigje