Në Gjoergji prej vitesh është kthyer në traditë zgjedhja e super gjyshes dhe super gjyshit më të talentuar. Në kryeqytetin Tbilisi mblidhen pleq nga i gjithë vendi dhe shpalosin talente të ndryshme. Disa luajnë në piano, disa këndojnë, disa vallëzojnë etj. Sado që kjo ide tingëllon qesharake, disa garues vërtetë të mahnitin me talentin dhe më vonë bile edhe paraqiten nëpër televizionet lokale si yje të muzikës. Fituesit e sivjetshëm ndërmjet 24 garuesve u shpallën këngëtarja simpatike Tsiuri Kakabadze (80) dhe Yuri Merabov (77).