Një vajzë tre vjeçare ka arritur të kalojë plotësisht kancerin e gjirit. Ajo u bë personi më i ri në moshë i diagnostikuar me këtë sëmundje. Aleisha Hunter, nga Toronto, Kanada, pati nevojë për mastoktemi pasi doktorët zbuluaun se ajo ishte me kancer kur ishte 2 vjeç. Megjithatë, tashmë ajo është pastruar ngakjo sëmundje dhe në moshën 4 vjeçare, ajo flet për atë që i ka ndodhur.
“E di që kisha kancer dhe doktorët më shëruan. E dija se kanceri mund të dërgojë në parajsë njerëzit, por tani jam mirë.”
E ëma e vajzës thotë se është tronditur kur mori vesh për sëmundjen. Duke e larë vajzën, ajo zbuloi se ajo kishte një gjendërr në gjoks. Ajo mendoi se ishte thjesht një kist, por më pas u zbulua se ishte kancer.