Policia e Los Angeles ka rihapur hetimin për vrasjen e njërit prej emrave më të njohur në fushën e muzikës, Notorius BIG. Lajmin e bën të ditur CNN, që thekson se policia ka siguruar informacione të besueshme për të rihapur çështjen. Notorius BIG u vra në Los Angeles më 9 mars të vitit 1997. Nuk ka pasur asnjë të akuzuar për këtë çështje. Shumë teori kanë qarkulluar. Në qendër të tyre është beteja mes dy grupeve të këngëtarëve hip- hop, ata të Bregut Lindor me atë të Bregut Perëndimor. Ka pasur akuza se edhe policia është implikuar në vrasjen e Notorius BIG.