Në Xhenoa të Italisë kanë nisur polemika të forta, pas lajmit se rikonstruksioni i banjës së prefektit të qytetit, Françesko Musolino, ka kushtuar 105 mijë euro. Banja është bërë me hidromasazh dhe është pajisur me objekte luksi. Fondi për rikonstruksionin e saj është firmosur nga ana e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës në Itali. Vetë prefekti është justifikuar, duke thënë se nuk ka qenë ai që e ka kërkuar një gjë të tillë.