Një nga aktorët më të njohur në Belgjikë, Benoit Poelvoorde, u ka kërkuar bashkëqytetarëve të tij që të mos rruhen derisa të formohet një qeveri e re. Ai e bëri apelin në një TV. Vendi nuk ka qeveri që nga qershori i vitit të shkuar, duke vendosur një rekord. Shkak janë bërë ndasitë mes veriut që flet holandisht dhe jugut që flet frëngjisht.