Zëdhënësja e komisionerit të BE për Zgjerim, Stefan Fyle në një dalje për shtyp ka kërkuar hetim të detajuar të trazirave të 21 janarit që shkaktuan vdekjen e tre personave.
Natasha Butler ka theksuar se kriza duhet të zgjidhet nëpërmjet bashkëpunimit mes palëve politike, mes qetësisë dhe pa dhunë.
“Nga kriza aktuale mund të dilet përmes bashkëpunimit të partive dhe përqëndrimin në axhendën e BE-së për të përmbushur të ardhmen evropiane të vendit. Jemi duke ndjekur situatën nga afër dhe jemi në lidhje edhe me institucione dhe vende të tjera. Është shumë e rëndësishme të ruhet qetësia dhe të mos përsëritet dhuna. Është shumë e rëndësishme që liderët të përqëndrohen në zgjidhjet që mund të gjejnë së bashku. Gjithçka është në dorën e dy liderëve politikë në Shqipëri. Shqipëria ka kërkuar t’i bashkohet BE-së dhe u takon dy liderëve që të gjejnë zgjidhjen. Liderët duhet të tregojnë përgjegjësi politike”, është shprehur Butler.
“BE nuk mund të thotë se kush është përgjëgjës për të premten, por është e rëndësishme që të përdoret retorika e qetësisë dhe palët të angazhohen për zgjidhje politike të kësaj krize”, theksoi ajo.
“Janë disa prioritete kyç të kërkuara nga BE dhe një prej tyre është që të arrihet një shumicë e duhur në parlament që të miratohen disa ligje të caktuara në mënyrë që Shqipëria të siguroj të ardhmen evropiane”, shtoi ajo.
“TCH”
Comments are closed.
E nderuar zn.zedhenese e KE ,jemi plotesisht dakort me rekomandimet e peseshme qe u rekomandoni,por nekohesisht ka ardhur koha qe me materialet qe keni duhet te ngrini zerin qe krimineli te ule armet.Tashme ne shqiperi eshte ne skenar i dukshem ,ne grusht kriminelesh kane ozurpuar drejtimin e vendit dhe kane vene perballe popullin e pafaeshem.Ka ardhur koha te nderuar KE te dilni haptazi e pa doreza per denimin e kriminelit boll me me fraza te pergitheshme se u ka ikur koha.Shpetoni ne popull qe kerkon liri,demokraci kaq shume te munguar ne shqiperine e vogel por me halle te medha.
JU qe paguheni si politikane nga taksat e evropianeve,por qe politika nuk beni!JU qe konsideroheni si mesues,por qe mesim nuk zhvilloni!JU zonja dhe zoterinj te BE kur do merrni kurajon ti thoni gjerat me shkoqur,kur do vije dita te ngrini zerin ndaj qeveritareve hajna,te korruptuar,dhe se fundi dhe vrases,mos prisni gje qe te plase dhe pastaj do beni cfare???
E kote vellezer, per keta europianet ne nuk jemi qenie njerezore, qe gezojme te drejten hyjnore te paparekshmerise se jetes!
Jeta jone per ta s’ka vlere, ndaj ata nuk denjojne te protestojne per ekzekutime te pafajshmish, qe vetemprotestojne!
Jeta jone per ta s’ka vlere, ndaj ata nuk denjojne te protestojne per mos ekzekutim te urdherave te Prokurorise!
Jeta jone per ta s’ka vlere, ndaj ata nuk denjojne te protestojne, kur Kryeqeni yne nuk njeh Prokurori, SHIK, institucione!
Pastaj na çajne TRAPIN tu drejtohemi institucioneve………..
Per te kuptuar me mire Komisionin Evropian lexoni
http://euobserver.com/9/31692
fiks fare….