Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një nga tre personat që mbetën të vrarë të premten pasdite, akuzoi dje kreun e qeverisë për vrasjen e të vëllait. “Unë akuzoj shtetin për vrasjen e vëllait tim. Në çdo moment të organizohet dhe të ketë protestë unë do të jem atje dhe do të protestoj, sepse ky shtet ka vrarë vëllain tim. Edhe sikur ai shtet që vrau vëllain tim, të më vrasë edhe mua. Jeta ime nuk ka më asnjë vlerë tashmë. Vëllai im kishte dalë për të protestuar paqësisht. Nuk po sulmonte asnjë institucion. Vetëm po protestonte për të kërkuar të drejtat e tij, të drejtat tona. Ato të të gjithëve”,- tha për “Shekullin” dje në mesditë Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, në Laknas.
Zabit si e morët vesh humbjen e vëllait ?
Unë nuk isha në shtëpi atë ditë pasi për fat të mirë kisha mundur të gjej punë. Më mori në telefon një shok i Hekuranit, me të cilin ai kishte shkuar në protestë për të shprehur mospajtimin e tij për këtë gjendje ekonomike në të cilën jemi. Ka shkuar në protestë për të demonstruar paqësisht, pa armë, pa gurë dhe pa dhunë.
Ashtu ishte edhe kur ai u vra. Eshtë vrarë me dy duar në xhepa. Ka ikur në mëngjes për protestë. Më mori në telefon në darkë shoku i tij dhe më tha se Hekurani ishte plagosur dhe e kishin dërguar në Spitalin Ushtarak dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë u nisa në drejtim të spitalit ushtarak.
Ju nuk dinit asgjë se Hekurani ishte qëlluar me armë zjarri deri sa jeni marrë në telefon nga shoku i Hekuranit ?
Jo nuk kam ditur asgjë deri në atë moment. Kam qenë i paditur. Vetëm kur më ka marrë shoku i vet në telefon më tha qe kanë qëlluar e kanë plagosur dhe është në spitalin ushtarak. Mora disa shokë dhe të afërm dhe aty kam parë të gjithë njerëzit. Kërkoja të futesha të shikoja vëllain sepse disa më thanë që ka vdekur. Disa të tjerë më thonin se është në gjendje të rëndë është duke u bërë operacion. Nuk më linin sepse. Aty në atë moment më ka ardhur Spartak Ngjela dhe më ka marrë duke më dërguar aty ku ndodhej vëllai.
Më pyeti: Ky është vëllai juaj ?, – Po i thashë ky është.
Ai në fakt kishte vdekur. Ata më thoshnin se është gjallë, është gjallë. Por ai kishte vdekur.
Po vëllai ku ishte ?
Ai ishte në sallë të operacionit. Më thoshnin se do ta fusnin në operacion. Por në atë moment ai nuk merrte dhe nuk jepte. I kishin vendosur tubat e oksigjenit. Më thanë që prit sepse do të bëhet më mirë. Aty takova edhe shokun e Hekuranit, me të cilin kishte qenë në vendin e ngjarjes. Aty më tha se e kanë qëlluar me armë. Edhe ai nuk po me tregonte mirë ngjarjen sepse dukej se i vinte rëndë.
A të tregoi ndonjë detaj, apo se si kishte ndodhur ngjarja ?
Po më tregoi. Më tregoi se kishin qenë në vendin e ngjarjes dhe se e kishin qëlluar me armë. Ai më tha se kur është qëlluar kishin qenë duke qëndruar me duar në xhepa. Në momentin kur ai është rrëzuar, ai tha se kishte qenë duke kërkuar të ndizte një cigare. Më tha se kur është rrëzuar e kishe prekur në gjunjë. Më tha se kishte ardhur një grua aty dhe më tha se ajo e kishte ndihmuar me një shall dhe e kishin dërguar në spital.
A të tha gjë që do të shkonte në protestë ?
Po më tha se do të shkonte në protestë. Kjo ishte deklaruar publikisht prej kohësh se do të organizohej protestë. Më pati thënë se do të shkonte për një protestë paqësore dhe asnjëherë për të kryer akte dhune. Për të kërkuar të drejtat tona. Qeveritarët për vete i kanë mbaruar hallet e veta. Ne për hallet tona, nuk dimë ç’të bëjmë, sepse jemi pa punë në pjesën më të madhe të kohës. Ne jemi ata që vuajmë pasojat gjithmonë.
Dua të them se dje (pardje), kanë ardhur për të na ngushëlluar deputetë dhe përfaqësues të opozitës dhe të Partisë Socialiste të cilët dua t’i falënderoj, për ngushëllimet që përcollën. Asnjë qeveritar apo asnjë pushtetar nuk erdhi të na ngushëllonte.
Ata që u vranë, nuk ishin armiq, ishin shqiptarë. Ata që dolën në protestë e kishin një hall. Nuk shkoi kush të interesohej çfarë kërkonte ai i plagosur që kishte dalë për të protestuar. Njerëz të tillë unë nuk i quaj shtet, nuk i quaj drejtues të këtij shteti.
A jeni pyetur nga Prokuroria ?
Jo nuk jam pyetur. Nuk kam pasur kohë t’i jap prokurorisë deklarime të tilla, pasi jam marrë me punët mia me hallin që më ka rënë. Ne kërkojmë nga kjo qeveri nga shteti dhe nga organet kompetente që të zbulojnë autorët e vrasjes dhe t’i dënojnë ata. Kush do që të jetë. Ne kërkojmë që të zbatohet ligji dhe ata të dalin përpara përgjegjësisë.
Ne që kemi dalë në protestë e kemi një hall. Jemi të gjithë pa punë. Edhe vëllai im që u vra të premten, ka pasur një hall. Ai kishte ardhur para pak kohësh nga Greqia dhe ishte pa punë. Donte të ikte përsëri në Greqi sepse këtu nuk po bënte dot asnjë ditë punë.
Ju jeni në punë, apo njerëz të tjerë të afërt ?
Pa punë të gjithë. Herë pas here gjejmë ndonjë ditë pune, por shumicën e kohës jemi pa punë.
A do dilni të protestoni më pas vrasjes së vëllait, apo të kërkoni vrasësit e vëllait ?
Edhe sikur të vijnë të më vrasin edhe mua unë do të dal në protestë që ditën e parë që ajo do të bëhet. Le të vijnë të më vrasin edhe mua në protestë. Nuk do të më dhimbset hiç jeta. Ky shtet vrau vëllain tim. Kjo është vrasje shtetërore.
“SHEKULLI”
Comments are closed.
Me dhimbset djali qe u vra ne demostrate , me dhimbset i vellai qe kerkon drejtesi !!! Mendoj veten ne vend te tyre dhe trishtimi me pushton gjakun e mishin . Kur do t’i zgjidhe keto halle ky popull ?………
Them vetem atehere kur te thyejne qafen keto politikane monstra qe kemi… Vazhdoj te pyes veten , po kush do tua thyej qafen atyre ?…. Deri tani asnje …… Nje rreze shprese ndricon mendjen e me genjen se “Gjerat te pakten po levizin ” , kenaqem per pak sekonda dhe perseri trishtohem kur shikoj nje foto te Kryeministrit qe ngerdheshet duke e ditur se buzeqesh .
Vetem briret ne balle i mungojne te plotesoje armikun e betuar te njerezimit e te ZOTIT . Mjere ne te shkretet ne dore te kujt keme ra !!! S’me mbetet gje tjeter te kthej syte nga qielli te lutem per viktimat t’u qetesohet shpirti , te lutem per familjaret e tyre te gjejne ngushellim ne keto dite te dhimbshme, te lutem te mos kete me vrasje, te lutem qe i madhi ZOT t’i ndricoje mendjen kryeministrit te jape doreheqjen , te lute , te lutem , te lutem ……….. pa fund per Shqiperine e shqiptaret e mije te shkrete.
grykesi,poshteria,urrejtja,mediokriteti e kriminelit berisha eshte pertej kufis se arsyes njerzore,,kjo kafshe mbjell vetem fatkeqsi per shqiperine
Sa e turpshme ishte te degjoje dje ish-zevendeskryeministrin (fatmiresisht ish) qe edhe emrin me vjen ndot t’ia permend t’i quante protestuesit “kokepalara” apo terma te tjera te pahijshme ne seancen patetike te rradhes. Sepse edhe nese shume prej tyre dukeshin te veshur keq apo te dobet fizikisht, kjo sigurisht eshte rezultat i gjendjes se mjerueshme ekonomike ne te cilen ato ndodhen, dhe jo zgjedhje e tyre.Te shohesh se si nje demonstrues humbet jeten shume metra larg kryeministrise, me duar ne xhepa, ne vendin e caktuar per gazetaret, te dhemb shume.Nese deri dje kisha dyshime dhe mendoja se vendi ne te cilin jetoj dhe prej te cilit nuk kam preferuar te largohem (edhe pse me eshte dhene mundesia) eshte demokraci, me institucione qe tentojne te pakten te kryejne sic duhet funksionet e tyre, sot nuk kam me. Sot nuk kam me dyshime, sot jam e bindur me shume se kurre qe ai po fillon te marre trajta te frikshme diktatoriale, me nje sundues me pamje njerezore, por me permbajtje jo te tille, per te cilin jetet njerezore vlejne akoma me pak sec vlenin ne regjimin komunist.Dhe ne te gjithe kete katrahure, une ende kam nje shprese te fundit se nuk do kemi me fatin e zi ta kemi edhe per shume kohe ne krye sunduesin me “pamje njerezore, por me permbajtje jo te tille”.
po ai plere eshte
Ngushellime Z. Deda.U prefte ne paqe vellai yt. E kam shkruar edhe ne komente te tjera qe jeta e vellait tuaj si dhe te gjithe atyre qe u ekzekutuan te premten jane shume me te vlefshme se ato te Berishes,Metes,Bashes,gardisteve, dhe familjeve te tyre. Kur Kryeministri deklaron se nuk do te zbatoje drejtesine atehere njerezit duhet te bejne drejtesi vet.
——Dije ne proteste Une
Dije ne proteste Ti
Dije ne proteste Ai
Te gjithe shqiptaret ne proteste.
Para kryekriminelit Une
Para kryekriminelit Ti
Parakryekriminelit Ai
Te gjithe .shqiptaret para kryekriminelit Bin Sali
Para verngjise(dritares) une
Para verngjise(dritares) Ti
Para verngjise (dritares) Ai
Para verngjise (dritares) te kryeministrit te gjithe shqiptaret.
Para plumbit Une
Para plumbit Ti
Para plumbit Ai
Para plumbit ne proteste te gjithe shqiptaret
Para gjakut te protestueseve ne bulevart Une
Para gjakut te protestueseve ne bulevart Ti
Para gjakut te protestueseve ne bulevart Ai
Para gjakut te protestuesve ne bulevart te gjithe shqiptaret
Para varrimit me lule Une
Para varrimit me lule Ti
Para varrimit me lule Ai
Te gjithe shqiparet protestuese para varrimit me lule.
Para shpirtit e porosive te deshmoreve une
Para shpirtit e porosive te deshmoreve Ti
Para shpirtit e porosive te deshmoreve Ai
Te gjithe shqiptaret para shpirtit e porosive te deshmoreve ne bulevart.
Neser me demostrueset ne bulevart Une
Neser me demostrueset ne bulevart Ti
Neser me demostrueset ne bulevart Ai
Te gjithe shqiptaret demostruese ne bulevart per demokraci.
Kryeministri yne eshte hazdisur dhe kabineti i tij ka marre revansh.Ne kete moment ata jane shume te rrezikshem: Ti leme fjalet vellezer,cdo hap duhet hedhur me shume kujdes.Ata te vrasin,bile pa u dridhur dora,bile e deklarojne!Populli eshte si ne front,me nje armik te vertete perballe.Per saline shteti eshte zyra dhe karrikja e tij.Ata qe e ruajne kane interesa te larta dhe prandaj ai ulerine:”Ata me ruajne mue,ata japin jeten per mue!!!!”Kujdes vellezer me Saline.Vetem ne se del ne fushe te betejes Akili dhe Parisi mund te shpetoj populli