Emisioni i njohur për makinat në Britani është vendosur në qendër të një skandali pasi ambasadori meksikan në këtë vend ka dërguar një ankesë tek BBC në lidhje me disa thënie të prezantuesve të “Top Gear”. Gjatë prezantimit të një makine meksikane, Richard Hammond kanë thënë se ajo u ngjan meksikanëve ‘është dembele, pa vlerë e pordhace’. Më pas Jeremy Clarkson ka deklaruar se ambasadori meksikan në Britani nuk do ankohet sepse po gërhet përpara televizorit. Por ambasadori duket që nuk ka qenë duke gërhitur, por ka reaguar ashpër. Në “Top Gear” është sharë edhe ushqimi meksikan, që është quajtur “si një i vdekur me ca djathë sipër”.
Drejtuesit e “Top Gear” ishin në Sarandë vitin që shkoi. Jeremy Clarkson tha se i kishte bërë përshtypje se kur shqiptonin fjalën “car”, shqiptarët qeshnin.