Pacolli, i gatshëm të takohet me Tadiçin

7 Mars 2011, 21:05Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar të hënën në mbrëmje se është pro bisedimeve Kosovë – Serbi, sepse kështu do të gjendet zgjidhje për të gjitha problemet, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij, siç është shprehur për interesin e Kosovës dhe qytetarëve, të takohet edhe me presidentin serb Boris Tadiq.

“Unë besoj se ne duhet të jemi të inkurajuam të bisedojmë, ku është fati që të bisedojmë gjithmonë. Më besoni se duke biseduar ne do t’i zgjidhim edhe problemet. Unë i inkurajoj çdo kënd që të bisedojë në mënyrë konstruktive, se ne kemi nevojë për biseda. Është fat që armët pushojnë dhe bisedohet”, ka thënë Pacolli për KosovaPress, raporton Express.

I pyetur nga mediat se nëse do të pranonte të takohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, Pacolli ka thënë se për interesin e qytetarëve dhe Kosovës është në gjendje të bëjë edhe më shumë.

“Për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të mi jo që isha taku, por jam në gjendje që të bëjë edhe shumë gjëra të tjera”, është shprehur ai.

1 komente në “Pacolli, i gatshëm të takohet me Tadiçin”

  1. eddy says:

    NUK ESHTE E VERTETE KY PATRIOT KOSOVE KUPTOHET SI KOSOVARET E TJERE DO TAKOJE SHKAUN JO NUK ESHTE E VERTET RRUGOVA PRANOJE TE VDISTE DHE KUR NUK BISEDOJE ME BEOGRADIN JO KOSOVARET JAN PATRIOTA TE VERTET ATA PER ATE-DHE JAPIN JETEN NUK KA KOSOVARE QE BISEDON ME SERBET PO JANE SERBET QE BISEDOJNE ME TA -JU O SHQIPTARE TE SHKRETE DURONI EDHE PAKE DHE DO TI SHIKONI KUSH JANE ATE GJYSEM SHQIP FOLES QE U LODHET ME NACIONALIZMMAT E HOXHES SERBET ATA I QUAJNE PAKUCA TE ARDHUR NGA KAZAKISTANI DHE MUND TI JAP TE DREJTE PACOLLOVICI THOTE JAM GATI TE TAKOJE PRESIDENTIN SERB AI MESA PO PRETE SE PER NJE KOSO ESHTE NDER I MADHE TE MBASHE VALIXHET E BABAIT TE NENES SERBI E JO TE TAKOSH NJE PRESIDENT SERBE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje