Edita Tahiri vonohet për në Bruksel, shtyhen bisedimet me Serbinë

8 Mars 2011, 14:59Rajoni TEMA

Takimi i parë i përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhej të fillonte të martën në orën 15:00 në Bruksel, sipas informacioneve të Telegrafit, është shtyrë për në mbrëmje, ngaqë delegacioni i Kosovës nuk kanë arritur në udhëtojnë me kohë.
Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka arritur të udhëtojë mbrëmë për në Bruksel, ndërsa udhëtimi i saj është shtyrë për të martën, ngaqë Kuvendi i Kosovës të hënën mbrëma ka pasur debat rreth bisedimeve teknike me Beogradit, ku nuk solli rezolutën e propozuar nga Qeveria për këto bisedime me ndërmjetësim të BE-së.
Mësohet se Tahiri dhe delegacioni kosovar është nisur të martën në orën 12:00 për në Vjenë, e më pas për në Bruksel.
Sipas burimeve të Telegrafit takimi i parë i drejtpërdrejtë do të fillojë sonte, rreth orës 19:00.

Lini një Përgjigje