Dell: Deputetë, rrini në Kuvend

31 Mars 2011, 15:35Rajoni TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Christopher Dell, përmes një komunikate për medie, është deklaruar rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rishikimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 22 shkurt 2011.

Ambasada amerikane në Kosovë i fton të gjithë qytetarët si dhe institucionet dhe partitë politike të Kosovës që të respektojnë dhe ta përmbushin këtë vendim të marrë nga gjykata më e lartë në vend.

“Është me rëndësi për zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë që vendimet e Gjykatës të respektohen si në praktikë, po ashtu edhe në teori”, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.

Ai ka thënë se “ne i kushtojmë vëmendje të posaçme mendimit të Gjykatës se të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit janë të obliguar që të kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshirë edhe obligimin për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës”.

Ambasada rikujton vendimin e Gjykatës, ku theksohet se “Të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për deputetët, Rregullores së punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim ndaj njerëzve të Kosovës që i zgjodhën ata”.

“Ne besojmë se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim të posaçëm politik dhe moral që të respektojnë të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës në formë dhe përmbajtje dhe ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese dhe të kryejnë detyrën e tyre para popullit që i ka zgjedhur duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikës”, ka kërkuar Dell përmes një komunikate për medie.

Sipas ambasadorit Dell, Kosova gjendet në një çast kritik në historinë e saj të re dhe “nuk mund t’ia lejojë vetes këtë lloj të paralizës institucionale dhe politike që do të vinte si rezultat i dështimit të deputetëve, të cilët kërkuan këtë mendim, për ta respektuar aktgjykimin e Gjykatës për të përmbushur obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe politike për vendin dhe popullin e Kosovës”. /zëri/

4 komente në “Dell: Deputetë, rrini në Kuvend”

  1. saranda2001 says:

    Ne pergjithesi kosovaret po harrojne se mikja me madhe ne veshtiresi per shqiptaret ka qene edhe eshte USA ,mos u beni vegla te te tjerve ,lereni zotin pacolli te vazhdoje detyren sepse ai i duhet Kosoves dhe mbarre KOMBIT.Mos merrni mende e Sales si ketej nga ne .Duhet ta kuptoni si jeni shtet sovran dhe sic thote proverbi Gomarin e nxjerr i zoti nga balta. Mos prisni……

    1. eddy says:

      PAMVARSISHTE SE NE KOSOVO PRESIDENTI DHE QEVERIA JANE KOTE ME NJE FJALE TE PA VLEFSHEM PASI JAN TE TJERET QE DREJTOJNE NUK KA ARSYE TE LIHET DIKUSH QE QUANE PER GJYSHE TITON PER NENE SERBINE E BABA SLLOBODANIN E KUSHERI TE PARE RUSET PAMVARSISHTE SE KOSOVA ESHTE VEND I PRAPAMBETUR POR DHE ATJE KA INTELEKTUAL DHE NUK KA ARSYE TE RIJE PACOLLE DIKUSHE THOTE KA LEKE E ATEHERE MOS VALLA DO TI JAPI LEKET POPULLIT QELLIMI I TIJE ESHTE TI 10 FISHOJE LEKET NDERSA PER ATE DELLIN E AMERICES ISHTE NJE MESIM I MIRE PER TI THENE MIKUT STOPE KA NJE KUFI QE NUK DUHET TEJKALUAR

  2. ben says:

    Dridhe like i thone kesaj,vete e zgjodhi,tani po ben sikur nuk di gje.Edhe ky si tip trapi me duket,ose ndoshta amerikanet kane filluar te na e dredhin.

  3. MEMEDHETARI says:

    Kete here me duket se z.Dell ka folur me vend.
    Le ta degjojme me respekt duke e falenderuar.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje