Prishtinë, 7 prill – Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell e kishte thirr në telefon dje në mëngjes zëvendësdrejtoren e përgjithshme të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga. Thirrja kishte qenë befasuese. Së pari nga kush vjen dhe së dyti çfarë i thotë. I thotë nëse do të bëhet president e Kosovës. Dhe oferta është joshëse. Oficerja policore me gradë kolonele e pranon ofertën që të jetë kandidate konsesuale për president të Kosovës.
Por, emri i saj është dëgjuar për shumicën e njerëzve për herë të parë kur ia përmendi Hashim Thaçi.
Atifete Jahjaga është numri dy në Policinë e Kosovës. Vjen nga një familje e njohur nga rrethina e Gjakovës. Dyzetvjeçarja, në formularin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka deponuar të dhëna se është e martuar me Astrit Kuçin dhe nuk ka fëmijë. Merr pak më shumë se një mijë euro rrogë në muaj për punën e saj në Policinë e Kosovës.
Në polici është angazhuar qysh në vitin 2000 dhe tash ka arritur gradën e koloneles.
“Prej rreshterit është graduar majore, e më pas kolonele. Atifetja, juriste e diplomuar, karrierën e saj në polici e ka filluar si përkthyese, më pas police në departamentin e policisë kufitare, e pastaj në njërin nga departamentet më të rëndësishme të policisë, atë të trajnimit”, shkruan në biografinë e saj në faqen e Policisë.
Jahjaga ka kryer trajnime të shumta, duke përfshirë kryesoret në SHBA. Fotoja e saj më e shpeshtë që gjendet ëshë ajo me ish-presidentin George W. Bush, dhe gjithashtu shihet edhe me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër, Isa Mustafa i LDK-së opozitare dhe Behgjet Pacolli, kandidati i AKR-së për president, në një konferencë të përbashkët për shtyp sonte bënë të ditur se është arritur marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik i krijuar për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Në bazë të një memorandum të marrëveshjes së arritur midis kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër, Isa Mustafa të LDK-së opozitare dhe Behgjet Pacolli, kandidatit të AKR-së për president, i cili është tërhequr nga gara, oficerja e lartë e Policisë do të jetë kandidatja konsensuale për presidente të Kosovës. Ajo do të jetë e përkrahur nga PDK, LDK dhe AKR-së në seancën parlamentare javën e ardhshme, kur pritet të votohet presidenti i shtetit dhe me këtë të zgjidhet kriza institucionale. /Zhurnal-KS/
Comments are closed.
Ore nuk po i besoj syve! E therret Dell-i dhe i propozon postin e presiedentit! Ajo mund te jete shume e afte per ate post, por nuk shkon keshtu. Presidentin e cakton nje ambasador! Sa do rrojme do degjojme.
POLICE PRESIDENTE PO E DEGJENEROJNE FARE KETE KRAHINE NDOSHTA BEHET E QELLIMSHME PER TE DISCRETITUAR SHQIPTARET UNE NUK I NJIOHE NIVELET E SHKOLLAVE NE KOSOVO POR MENDOJE SE EDHE ATJE DO KETE INTELEKTUALE GJYNAH QE GJERAT PO VIJNE KESHTU
Qe nga renia e komunizmit asht usa qe ven dhe heq ke te doje…
Ky eshte vendim i duhur i Dellit.
Por Delli i Amerikes nuk duhet ti kaloje kopetencat:Ai duhet te caktoje vetem Presidentindhe Kryeministrin;shefin e policise duhet ta emeroje nje ambasador tjeter i nje vendi mik…
KOSOVA do behet me tre president
1 do ta zgjedh kosova
2 do ta zgjedh euleksi
3 do ta zgjedh AMERIKONI zoti dell
PO SALIU ME THACIN CFAR DO TE ZGJEDHIN ””””
hajde per hajer dhe suksese
I dashur eddy,
Cfare te keqe ka te jete nje ish police e diplomuar ne juridik presidente e republikes se Kosoves?
Kujtohu qe kryeministria ( kanzlerin ) e shtetit me te madh te Europes, Gjermanise, eshte grua.
KE TE DREJTE POR DUHET TE NJOHESH SISTEMET NE GJERMANI NUK ESHTE SI NE KOSOVE SISTEMI POLITIC NE GJERMANI FRANCE E ANGLI NDRYSHON KA SHUME SHTETE KU NE KUSHTETUT ESHTE VENDOSU EDHE MOSHA SI KRITER PROFESIONI DHE TE TJERA KOSOVA ENDE NUK ESHTE SHTET KA NEVOJE PER DIKE ME PERVOJE POR MEGJITHATE NE KOSOVO QEVERIA DHE PRESIDENTI JANE FORMALE
I dashur plaku,
nuk eshte puna se eshte grua. Puna eshte se si mund te konceptohet qe amb. amerikan te te komunikoje emerimin per postin presidencial. Kete nuk mund ta kuptoj.
I dashur Claus,
Te jap shume te drejte. Edhe une mendoj se nuk eshte aspak e drejte qe ambasadori amerikan te te komunikoje per postin predidential.
Te uroj nje mbremje te mbare.