Sot e gjithë bota feston 50 vjetorin e njeriut të parë në hapësirë. Juri Gagarin vendosi rekordin dhe hyri në histori duke i dhënë famë e nder Bashkimit Sovjetik. SHBA kishte pësuar një humbje të rëndë në garën për hapësirën. 50 vjet më parë më 12 prill Vostok 1 u lëshua në hapësirë dhe Gagarin u bë i pari njeri që shihte tokën në formë sferike. Por sot u publikua edhe biseda e tij përpara se të nisej për misionin me përgjegjësin e misionit. Ai i shpjegoi në fund Gagarinit se ku e kishte ushqimin; karamele, reçel dhe salçiçe. “Të paktën paskam salçiçe, ato shkojnë shumë me hënën,” tha Gagarin para se të nisej. Po sot, Rusia publikoi disa dokumente sekrete për vdekjen e tij. Për disa kohë ishte menduar se Gagarin u vra nga KGB për shkak se kishte nisur të fliste shumë. Dokumentet e publikuara sot flasin për një problem në avionin e Gagarin, i cili u mundua të shmangte një balonë moti.
Comments are closed.
Juri ka qene nje nder frymezuesit e mi per ajrin.
Un jam skeptik ende per vdekjen e tij. Mbase ende KGB genjen, besoj se e kan vra.
Po pse ta vrisnin kot o Mendim se tashi pse kemi degju broçkulla per KGB nuk kane qene edhe aq budallenj qe te vrasin njerezit kot ata, aq me teper kete. Ky ka qene kozmonaut s’ka pase sekrete, se e gjitha bota e mori vesh.
Ruset kan vrar shum shkencetare te vet vetem me qellim qe info te mos bjere ne duar te USA.
Kontruktori i MIG eshte po ai qe ka bere F18 sa per shembull.
Por ti mos e kruaj me mua, me mire rri urte dhe prano keshilla apo dije falas.
Sot eshte bere veshtire, cdo kurse behet me para, ti je falenderues qe po merr kurse falas ?
Jo mor une s’kruhem me ty se ti ke 3 “diploma” harrova me fal, se mos je ti ai konstruktori i Mig-ut? Eh mendimi-jot mendimi-jot bravo, mos or burre mos fol budalliqe se je bo gazi i forumit as te shkon menja or burre parzotin.