Rama kryeson në Tiranë, ja bashkitë ku ka përfunduar numërimi

9 Maj 2011, 08:48Politika TEMA

UPDATE- Nga 3.164.859 votuesite regjistruar në listat e zgjedhësve, vetëm 50.9 për qind e tyre, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme. Procesi zgjedhor ka hyrë tashmë në fazën e dytë më të rëndësishme, atë të numërimit të votave, i cili po ecen ngadalë. Në Tiranë procesi i numërimit ka nisur në ora 04:20.

Opozita kryeson ne qytetet kryesore, perfshi ketu Tiranen, ku diferenca vjen duke u thelluar. Me poshte rezultatet deri para pak minutash. PD ka fituar Puken dhe Peqinin. PS udheheq ne Fier e ne Vlore. Ka te dhena qe opozita udheheq dhe ne Burrel e Bulqize. Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së. Ndërsa në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj. PS ka fituar dhe Orikumin.

TIRANE
Deri në këto momente në Tiranë kryeson kandidati i majtë Edi Rama me

32 366 vota sipas KQZ-se, kundrejt rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 31 161 vota.

Ndërkohë në bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për qytetarin” Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota.

ELBASAN
Per momentin kryeson Qazim Sejdini i PS me 5224 vota kundrejt Durim Hushit te “Aleanca per Qytetarit” me3497 vota. Numerohen 12 kuti nga 96.

GRAMSH, FITON PS
Ora 15. 45 Perfundon procesi i numerimit. Kandidati i PS fiton 3274 kundrejt kandidatit PD 1924 vota

DURRËS
Kështu sipas KQZ-së kandidati i “aleancës për qytetarin” Vangjush Dako kryeson me 2230 vota kundrejt kandidatit të djathtë Ferdinand Xhaferri I cili ka marrë 2125 vota.

VLORE
Kryeson Shpetim Gjika i PS me 5688 vota, kundrejt Ardian Kollozit PD me 4582 vota.

KORCE
Kryeson Niko Peleshi i PS me 4365 vota kundrejt Andrea Manos i PD me

3233 vota.

BERAT
Ora 10. 33 Ilir Decolli i PD kryeson me 1253 vota. ndaj Fadil Nasufit të PS me 1088 vota. Janë numëruar 9 nga 74 kuti votimi.

LEZHË
Kandidati i opozites ka ngushtuar diferencen. 2909 vota Viktor Tusha AQ-  2872 vota Gjok Jaku AA.

Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 4868 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë3466

LUSHNJE
Ora 10:24 Kryeson PS me 1849 vota, kundrejt PD me 1344 vota. Numërohen 10 kuti nga 64 vota.

RRËSHEN
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Rrëshenit. Fitues rezulton kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Ndue Kola me 3214 vota kundrejt Gjon Dedës së Aleancës për Qytetarin me 2416 vota.

KUKES
Ora 06:00. Kryetari aktual Hasan Halili i PD-së ka marrë 1884 vota përballë kandidatit PS, Alfred Cengu, i cili ka marrë 1258 vota. Janë numëruar 6 kuti votimi me 3142 vota

ERSEKE FITON PS
Ora 09:00 Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhen. Fiton Agim Lako 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i Aleancës për Qytetarin.

GJIROKASTER

Deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Flamur Bime me

6344 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Sinoymeri i cili ka marrë 4787 vota.

PERMET

Përfundon procesi i numërimit, duke nxjerrë fitues Gilberto Jaçen e PS-së me 2150 vota, kundrejt Kujtim Hoxhës i LSI i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

POLIÇAN

Kandidati i PS-së, Adriatik Zotkaj praktikisht është shpallur fitues.

POGRADEC

Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati I “aleancës për të ardhmen” Artan Shkëmbi I cili ka marrë 2075 kundrejt kandidatit të “aleancës për qytetarin” Luan Topçiu.

Në orën 12:00, në Bashkinë e Rubikut kryeson Gjon Vuka i Aleancës për të Ardhmen me 256 vota më shumë se Mark Ruçi i Aleancës për Qytetarin.

BALLSH

Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Ballshit ku kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Ilir Çela me 3997 vota kundrejt kandidates së djathtë Rajmonda Balilaj e cila ka marrë 3816 vota.

MEMALIAJ

Gjithashtu ka përfunduar numërimi edhe në Memaliaj ku ka rezultuar fitues kandidati i majtë Lulzim Meçi me 100 vota më tepër se kandidati i djathtë.

Ja bashkitë ku kanë përfunduar votimet:

PERMET FITON PS

Fitues u shpall Gilberto Jaçe i PS-së me 2150 vota, kundrejt Kujtim Goxhës i LSI-së i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

HIMARE FITON GORO i PS

Fiton kandidati i PS-së për kryetar bashkie Gjergji Goro me 30 vota me shumë se kandidati i PBDNJ, Bollano. Sipas rezultatit, PS-ja ka marrë 1574 vota, PBDNJ-ja 1472 dhe PD-ja 560 vota. Ndërkohë, që në këshillin bashkiak PBDNJ ka fituar numrin më të madh të anëtarëve.

TEPELENË FITON PS

Tërmet Peçi i PS-së fiton me 1741 vota, kundrejt ish-kryetarit të bashkisë së Sevo Micit kandidat i PD-së 730 vota. Kandidati i LZHK-së Reshat Zika ka marrë 1217 vota. Aleanca për të Ardhmen merr 9 këshilltarë për këshillin bashkiak, Aleanca për Qytetarin 6 vende.

RRESHEN FITON PS

Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00

PEQIN FITON PD

Ilir Rrushi i PD-së rizgjidhet kryebashkiak. Fiton 1755 vota, ndaj Naim Teqes i PS 905 vota. Rezultati ne KZAZ nr 16

DELVINE FITON PD

Bashkia e Delvinës ka përfunduar votimi. Fitues është Dhurim Alimani i PD-së, me 2114 vota. Kandidati i PS-së, Dashamir Hado ka marrë 1114 vota.

ERSEKE FITON PS

Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për Qytetarin” i cili ka marre 1232 vota.

PUKE FITON PD

Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj, Beqir Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia Çështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.

POLIÇAN FITON PS

Në Poliçan përfundon procesi i numërimit fiton Adriatik Zotkaj, i PS-së me 1446 vota. Në komunën Kutall fiton Shpëtim Vrapi i PS-së me 4650 kundrejt Sulës që ka 4530 vota.

RUBIK FITON PS

Ora13:36 – Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS-së Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt, kandidatit të PS-së Mark Ruci me 1087 vota.

RROGOZHINË FITON PDIU

Përfundon numërimi fiton kandidati i PDIU-së, Ndriçim Dushku.

KSAMIL FITON PS

Fiton Besnik Abedini i PS-së me 394 vota më shumë ndaj kandidatit të PD-së.

HAS FITON PS

Përfundon numërimi. Fiton Liman Morina me 540 vota më shumë se Bardhyl Peka i PD-së.

TROPOJE FITON PD

Fiton PD-ja me Agron Demushaj kundrejt Avni Begut të PS-së.

SARANDE, FITON PS

Kandidati i PS-së, Stefan Çipa fiton me 7234 vota, kandidati i PD-së, ka marrë 4976 vota.

BALLSH, FITON PS

Ora 17: 40 Përfundon procesi i numërimit në 8 kutitë e votimit. Kandidati PS fiton me 2316 kundrejt kandidati PD i cili ka 2136 vota.

 

 

66 komente në “Rama kryeson në Tiranë, ja bashkitë ku ka përfunduar numërimi”

  1. fule says:

    Tashi, Prokuroria mos presi rezultatin final, po te marr te pandehur Lulken qe tani, se u mor vesh kjo pune… Ilirit ju asgjesua partia, por PD eshte gjithmone e hapur per Kacet e Iliret ne gjirin e saj, ne ket moment te veshtire

    1. zana19 says:

      E bera kete pyetje me poshte, por s’mora pergjigje: Cfare po ndodh ne Shkoder? S’po jepet asnje lajm. Kjo tregon se dicka po luhet atje. Ka ndonje shkodran ketu qe te na bjere ndonje lajm?

    2. zana19 says:

      Lexova kete koment diku tjeter dhe po e postoj ketu:

      zamira amb. thotë:
      9 Maj, 2011 më 6:40 pm z.mero baze; njofto ps+edi ramen+gjithe opoziten, se po pregatite vjedhja e madhe nder numruesit me shuma maramendase parash dhe deri me para e kercenime ne familjet e tyre. ka oficere policie dhe te shish qe nen ze po e permendin kete fakt, nderkohe ne radhet e -pd- dhe -lsi- thuhet haptazi “te vjedhim ne numrim qofte me para qofte me presione deri me arme, sidomos ne tirane e durres”. lajmeroni nderkombetaret sidomos amerikanet e britaniket per kete situate qe po pregatitet te ndryshoje rezultate. ky info nuk eshte thjeshte per kete blog-koment, por 100% i vertete.

  2. shifena te kafja says:

    hajd,ishallah

  3. loni says:

    Uroj nga zemra qe t’i pritet dora vjedhese sali berishes dhe injornateve qe mobilizon per vjedhje votash, populli asnjehere nuk ka votuar kete kriminel, e konet e tij si basha e kompani.

    qofte kjo demionstrate me vota nje hap i mbare ne luften e nisur nga Edi Rama per vendosjen e demokracise se vertete ne Shqiperi dhe hap i mbare ne dergimin e sali kriminelit , bashes , metes, mediut, shkelzenit (biri i kriminelit, qe eshte vete hajdut dhe massmurder dmth vrases i shumefishte, 26 vete ne Gerdec: apo jo!!??), motresse shkelzenit minstrave mumje te krimbura ne krim e korrupsion para bankes se te akuzuarve.

  4. kosovari says:

    rrnoft kryeministri sali berisha se esht i ter shqiptarve kudo qe jan edhe niher rrnoft berisha

    1. Ermal says:

      Merreni o kosovare Berishen se jua kemi falur, por vetem se mos vini pas 4 vjetesh dhe qaheni se keshtu e keni ju, s’e keni per gje te lepini ate qe peshtyni.
      Vdekje politike e Berishes, burgu eshte afer per te dhe gjithe tradhetaret dhe vrasesit e popullit shqiptar.

    2. 1444 says:

      ik mor mbushu ti taleban idiot

    3. shifena te kafja says:

      po, tna RRNOJE sa malet se mazi e kena,Te pasur e me te pasur uroj ti shohim dhe nja 35 vjet,se i kena burra shteti.

    4. Dyrrahu says:

      Kosovari,
      Ti mund të flasësh vetëm për veten tënde të çoroditur sepse, unë si kosovar, kurrë nuk e pranoj Sali Berishen të jetë imi.
      Pra nuk mund të flasësh në emër të të gjithë shqiptarëve sepse Sali Berisha të gjithë shqiptarëve ua ka prerë ambiciet e perspektivës me izmat e tija të pafundme.
      Urime për fitoret e parreshtura nëpër Bashki e Komuna të PS-së.

      Përshëndetje nga Dyrrahu i Kosovës.

    5. epirioti bis says:

      ishalla nuk ja shohim me bojen sali berishes, qe po e mban peng kete vend, qe mund te kishte arritur shume me lart se tani. te shporret komunisti i fundit i shqipersie

    6. zana19 says:

      ky duket sikur pellet;

      rrnoft mreti zog ( qe fluturoi) ashtu ka per te fluturuar dhe berisha ne ameriken latine kur ti vije koha( fatkeqesisht nq

      1. zana19 says:

        vazhdim…ku do haje me klanin e pinjolleve te tij parate e popullit Shqipetar, nqs se si bllokohen parate nga zvicra( megjithese kam nje parandjenje qe paratei ka depozituar o ne greqi o serbi, dhe ne e dime ata s’dp t’ja bllokojne parate)

    7. Permetaria says:

      Mos ke ardhur edhe ti per te votuar ketu se ka shume si puna jote qe kane ardhur per te votuar kriminelat, ben mire te shikosh punen tende dhe mos na bej fresk ketu. Lul hajduti edhe vrasesi nuk e ka vendin ne bashki por ne burg prandaj te solli edhe ty qe ta votosh.

  5. Claus says:

    Wanted Alketa85!!

    1. fule says:

      hahahahaaha, me kape para kohe

      Dorand, hajde o burre uro rreshter fule-n ‘ushtrise se kuqe’… po se leme me keq dum pushtetin ne…

      1. plaku says:

        fule,
        A ke ndonje mik ne spitalin e psikiatrise ne Tirane. Pyet ne se eshe shtruar deodorandi atje ? Ta gezojme fitoren. GEZUAR EDI RAMA

    2. Lex Rex says:

      Kot e kerkon Alketa85, ajo e ka patur kontraten me Bashen deri dje.
      Sot nuk eshte cudi qe te pershendese fitoren e Edi Rames nen pseudonimin Alket78 ?

      1. plaku says:

        Lex Rex,
        Gjynaf, se une dhe Rani kishim vendosur me e bo partizone. Pershendetje.

  6. Rajmonda says:

    Po ne Polican asnje lajm?.

    1. 1444 says:

      eshte para PS zemer,pa merak

    2. Aranit Pojani says:

      Fitoj Adrriatik Zotkaj i Aleances per te ardhmen i P.S/

      1. zana19 says:

        Po ne Shkoder c’po behet? S’po lexoj ndonje lajm?

  7. Burimi says:

    Druaj se Lulezim Basha nuk do e pranoje rezultatin derisa te mos dale Mark Zuckerberg e ti thote GAME OVER!

    1. sa kom qesh says:

      hahahhaha

    2. Aniko says:

      E goditur kjo.

  8. brace1 says:

    Te shohim,mendoje se fitorja do te jete e socialistave,kundrejte hajdutve vrases,komunistve bllokeqene.Edhe pse shume te vonuar,ne kto 20 vjete, kjo e qellimshme nga grupi i hajdutve te sekretarit byrose,fatos nanos,dordolecit ishe lsi,duket fundi i tyre erdhi me turpe e faqe te zeze sice jane,plehrat.Marveshja e ktyre matrapazve ishte te plackisin e grabisin shqiptaret e SHqierine,duke mashtruar e abuzuar me 2 gishta larte.Por poulli po ju jepe ate qe meritojne,largimin nga pushteti i vjedhur,me dhune ne votimet parlamentare te 2009,me kto zgjedhje po shkone c/do gje ne vendin e vete,e po i hapet rruga demokracise se vetete,njekosishte edhe drejtesia po shkon drejte cbllokimit te saje,do te jete e pa varur e do te beje punen qe i takon, ndaje hajdutve e vrasesve duke ju dhene ate qe meritojne .

    1. guxim says:

      sa naiv!

  9. maqo says:

    ike o plaku salmere me gjithe tosun lul.ike dhe theve qafen.

  10. Albogentivlora says:

    Nje fitore tjeter shume e rendesishme eshte ajo e Himares Shqiptare.
    Duhet ngritur flamuri kuqezi ne c’do maje nga Llogoraja deri ne Sarande. Ta marrin vesh greket se ka zot vendi dhe jo Bollano.
    Per te gjithe sazexhinjte dhe gajdexhinjte e koalicionit te turpit. Kjo eshte pergjigja qe i ka dhene populli Saliut, Ilirit, Lulit dhe te gjithe hajduteve te tjere.

  11. Deni says:

    Degjoni instruktorin e PD per komisioneret e numurimit ne Kavaje: Ne Kavaje mos kontestoni rezultatin mbasi eshte mbyllur rezultati pa filluar votimi ne favor te PD-se prandaj te firmosen proces verbalet,ndersa per te gjitha Komunat e Kavajes mos firmosni por kontestoni rezultatin ne te gjitha proces – verbalet gjersa te dali rezultati qe duam ne.Kjo qe po shkruaj eshte kaq e sakte si drita e diellit.Nje pyetje per keta perfaqesues te PD-se se ku po e cojne kete vend me keto metoda fashiste!!!!

  12. Claus says:

    Sikur nuk do te shkonte pa dhene nje falenderim per ju o miq te nderuar te ketij forumi qe edhe me ndonje rresht ndoshta te lexuar nga ndonje i “trete” u beme direkt ose indirekt pjese e kesaj fushate.
    Padyshim artikujt, shkrimet, analizat e Mero Bazes u bene as me shume dhe sa me pak asgjesuese, ai ishte opozitari numer NJE ne kete fushate dhe duke mos e tepruar ishte pa diksutim ndikuese. Pra falenderim per te dhe stafin e Temes qe mbajti tonin e kritikes aq lart sa zor se mund te mbante nje media tjeter.
    Jeni shume, por me plakun kam nje “hesap” per te lare per Tiranen “green” dhe i kam premtuar nje debat “sy me sy dhe dhemb per dhemb” pas 8 majit, megjithese ne i permbahemi thenies se Churchill-it qe vete e citove. Pershendetje te gjitheve!

    1. plaku says:

      I dashur Claus,
      Sic e shef, per respektin qe kam per ty dhe shkrimet e tua, u futa prape ne shina ( sic ke thene ti, ne nje nga shkrimet e tua, ne lidhje me fjalen i dashur ). Edhe une te falenderoj ty per debatin civil dhe per faktin se kam mesuar shume gjera nga ty. Pra gezuar fitoren mbi “te keqen me te madhe ( Salen )” dhe gjithe te mirat ty dhe familjes tende. Pershendetje

      1. eddy says:

        te gjithe i bejne komente artikullit ndera ti komenton komentuesit e komentit

        1. plaku says:

          eddy,
          Mos eshte e ndaluar? Pse ti ke te drejte ti besh koment, komentuesit te komentituesit dhe une nuk paskam te drejte ti bej koment komentuesit te komentit. Kush je ti ? Pershendetje.

        2. Claus says:

          O eddy, pak me sjellshmeri ne komente. Mos u be aq i “vogel” o rob i Zotit. C´te keqe ka kur njeriu sjell pershendetje qofte edhe per komentuesit e tjere. Mjaft me perplasje inatcore. Thuaj lavdi Zotit qe mbaroi nje fushate aq e shpifur, e shpifur nga genjeshtrat pa fund te Luli-it.
          Tani u hapen edhe “kutite e mbyllura” te “zbatuesit deri me nje te ligjit”. Para faktit kush doli fitues, me shume gezon fakti qe njerezve te varfer a te pasur, te rinj a pleq u lexohet vota ashtu sic eshte. Kjo per mua eshte historike, mjaft me “ti voto per cilin do une numeroj si te dua”. Kjo kohe iku njehere e mire me Berishen.
          Per kete Rama ka bere nje pune kolosale!!

        3. zana19 says:

          eddy, edhe ti bere koment mbi koment, nuk te pashe ndonje koment per rezultatet.

  13. Shqiperia per shqipetaret says:

    Pershendetje!
    Se pari ju uroj per zgjedhjet e mbajtura, populli yne, pavarsisht qe gjithmone ka patur mundesite te kufizuara ne te gjitha kuptimet e kesaj fjale, gjithmone ka trguar qe eshte nje popull liridashes, intelektual dhe europian.
    Do te doja qe ne Himare te fitoj kushdo pervec te URRYERIT per popullin shqipetar Bollano (as emrin s’ia mbaj mend)…Ndersa PS i uroj fitore ne te gjithe Shqiperine. Eshte nje fitore e domosdoshme, per te cilen sot, me shume se kurre ka nevoje Shqiperia. Kjo per faktin dhe kerkesen jetike per Shqiperine, ate te ekuilibrimit te pushtetit absolut e rregjimit totalitar te Berishes. Gjithashtu do te uroja, qe PS te bente nje filtrim te rradheve te saj pas zgjedhjeve, pasi ka ardhur koha qe ta marrin ne dore te rinjte te ardhmen e Atdheut, se bashku E. Ramen. Megjithe respektin qe kemi per eliten intelektuale te vjeter (per ata te vertetet), tashme brezi i ri (si te rinjte qe ndodhen ne Shqiperi, ashtu edhe ata jashte tij) eshte gati te marre fatin e vendit ne duart e tij. PD le te vazhdoje me matrapzxhinjte e maskarenjte te cilet shesin dhe shpirtin per nje rreze pushteti. Uroj qe edhe PD nje dite te spastrohet nga gjithe ai myk i ardhur nga ish byroja komuniste, e se bashku PS e PD te udheheqin Shqiperine per ta bere vendin qe te gjithe fqinjte tane do ta kishin zili…
    Shqiperia per shqipetaret..Erdhi koha per nje te ardhme e te tashme me te mire…Me shume respekte e dashamirsi,nga larg T.

  14. Taulanti says:

    O Z. Mero, qofsh i nderuar,se ja hoqe guret e themelit gerdalles sali!! Sa te bjere qeni hape prape gazeten e nderuar dhe behu opozitar i gjithkujt qofte edhe i Edi Rames nqs nuk mban premtimet. Si opozitar i te keqes ka mundesi te ngelesh fukara por do jesh gjithmone ne zemrat e popullit.
    Nderime edhe njhere Mero

    1. plaku says:

      Taulanti.
      “Si opozitar i se keqes”, thene shume bukur, respekt. Pershendetje

  15. ilir111 says:

    Ore si shpjegohet qe jugu i thelle voton ket kafshen dhe oborrin e tij???

  16. Neorealizmi says:

    Fitore Shqiptare ne Himare! Urime!

  17. PERMETARI says:

    bravo lezha , hiqja dhe qytetin e fundit ilir metes. o zot sikur te ngelet meta pa asnje qytet,

  18. shezo says:

    Bravo Himara, qe tregoi qytetarine dhe kulturen e saj.I lumte kandidatit te PS qe me vlerat e tij bindi himariotet te votonin per te.

  19. Search38 says:

    Turbekulozit te Shqiperise po i vjen fundi sa me shpejt aq me mire, tani duhet te mendojme, si ta largojme sa me shpejt Sali Kriminelin dhe Ilir Hajdutin , duhet nje strategji e qarte si te shpetojme vendin, nga keta PLEHRA, kjo une mendoj eshte nje detyre e opozites dhe mbare popullit opozitar. Urime, Urime, Urime.

  20. lira mema says:

    Urime veçanerisht per Himaren dhe zonat qe kane qene tradicionalisht me saliun. Prisja qe fitorja te ishte me e thelle, por dhe me kaq jemi te kenaqur.Urime per fitoren!!

  21. adi says:

    i nderuari vella nga shqiperia , fakt eshte qe nje pjese e madhe e kosovareve e adhurojne sali bishen apo me thene me mire sali beligradin , por jo te gjithe, mos u cudit se ne ne kosove , kemi te atille qe jane me fryme jugosllave ,por une personalisht, as te gjalle e as te vdekur, e as per darke te qenit nuk e marre, fakt eshte qe , ma vjen keq te them por masen e parsimuar e ka pas, por intelegjencen jo, e aq me pak nuk e ka vloren e bukur

  22. Taulanti says:

    ta thelloje rezultatin dmth tja fusi sales edhe lulit sa me thelle.

  23. plaku says:

    Miq te dashur, po patet kohe shifni nje cike Gazeten55 online. Lajmi i fundit qe jep ne lidhje me zgjedhjet ne Tirane i perket ores 04:13 ( tani ora eshte 15:20 )te dites se sotme. Nuk kane cfare te thone. Populli i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise po i tregojne vendin gazetareve genjeshtareve te ndyre. Pershendetje

  24. ilir111 says:

    Hahahahahahah hera e pare qe lexoj kete gazete online nuk dija per ekzistencen e saj, ja kalon edhe klanit!!
    P.S ju kam bere dhe nje koment po sma merr mendja ta publikojne.

  25. ben says:

    Ku Luli,ku

  26. plaku says:

    Djema, te me falni, une nuk dua te bej ne asnje menyre KASANDREN ketu. Fakt eshte qe diferenca midis Edit dhe Lulit po ulet fatkeqesisht dhe konkretisht :
    Para dy oresh ishte Edi 13.759 vota dhe Lul hajduti 12.267 Diferenca ne favor te Edit 1.492 vota.
    Tani ne oren 17.50 Edi 18.305 vota dhe Lul hajduti 17.769 Diference ne favor te Edit 536 vota.
    Te dhenat e mesiprme jane mare nga gazeta TemaOnline ne Nen/Temen :
    “45 Pergjigje per “Rama thellon diferencën, opozita fituese në shumicën e qyteteve. REZULTATET MINUTE PAS MINUTE”

    Jam i sigurte qe ne fund Edi do fitoje. Rrofte Edi Rama.

    1. Claus says:

      Fitorja eshte e thelle plaku, jam i bindur per kete. Tani kane filluar bllokimet, shtyrjet e ku ta di une ne Tirane, Fier etj. Sa te kalojne kutite e Bathores,Farkes dhe zonave te imigranteve e pastaj do te shohim. Eshte taktike e vjeter kjo. Te keshilloj ndonje shetitje te shkurter se kohen e ke te mire dhe pastaj shiko prape rezultatet. pershendetje

      1. plaku says:

        Claus,
        Faleminderit qe me fjalet e tua po me ngre moralin. I need it. Pershendetje

  27. plaku says:

    Djema une ne fakt nuk besoj ne Zot, por sot une i pergjerohem atij qe Edi te fitoje. Lajme te mira.
    Nga faqja http://www.gazetat.net kam keto te dhena :
    Nga 485 kuti jane numuruar 70 dhe rezultati ne oren 17:48 ishte :
    Edi 17.871
    Lul hajdutti 17.189
    Diferenca ne favor te lulit ( lavdi Zotiti ) eshte perseri ne ritje dhe konkretisht 682 vota.
    Rofte Edi.

    1. plaku says:

      Me falni djema se siper kam bere nje gabim trashanik.
      Ne vend te shprehjes : ” Diferenca ne favor te Lulit ( lavdi Zotit ) eshte perseri ne rritje dhe konkretisht 682 vota. ”
      doja te thoja :
      “Diferenca ne favor te Edit ( lavdi Zotit ) eshte perseri ne rritje dhe konkretisht 682 vota. “

  28. vojsava says:

    O njerez po perse ? Edi Rama u be si enveri ne vakt ka pas tiranen per 12 vjet tani do ta kete dhe per 4 vjet Perse nuk ja dhate shansin atij djali te ri te beje ndryshime / apo e late perseri tek 20% asnjehere nuk do te behemi njerez se nuk dime te zgjedhim dhe te drejtojme . Uroj qe te mos fitoje perseri ed diktatori se ky eshte me i keq se enveri

    1. plaku says:

      vojsave,
      A je per demokraci dhe vajtje ne Eurpoe ? Ne se po, kujtoj se keto jane rregullat e lojes ne demokraci, ne kuptimin qe, ne se populli eshte i kenaqur me punen qe ben dhe te rizgjedh atehere je i rizgjedhur. Edhe ligji i zgjedhjeve konfirmon fjalet e mija. Te keshilloj te lexosh ligjin e zgjedhjeve te miratuar ne parlamentin shqiptar. Zgjedhje nuk jane konzert me muzike sipas deshiravet te degjuesve. Zgjedhjet jane zgjedhje.Kisha nje pyete ( mos ma mer per keq te lutem )sepse nga stili i shkrimit tend i afrohesh shume alketa85. Mos je ish alketa85 dhe ke ndryshuar emrin?
      Pershendetje.

    2. Claus says:

      vojsava bukur i ke thon kto llafe, shum bukur. Po si moj cuc na qeka edi si enveri? paske nji kaplloqe qe as zogjt nuk i kon. enverin e zgjidhte byroja, edin e zgjedh poplli oj cuc. shko e mso pak noi liber historije oj cuc.

  29. plaku says:

    Urime djema. Rezultatet e fundit nga gazeta TemaOnline:
    Edi 19.608
    Lul hajduti 18.129
    1.479 vota ne favor te Edit. Rrofte Edi

  30. tiranare says:

    Tek Balkanweb Rama ka 24867 vota kunder 24393 te Bashes. Duket nje gare shume e forte. 93 kuti te numeruara. Shpresojme te fitoje Edi.

  31. Claus says:

    Se shpejti do te dale njesia 5 me diference 1200 vota per Ramen.

  32. tiranare says:

    Do zoti. Fjala jote ne vesh te zotit.

  33. tiranare says:

    E reja me e fundit nga Balkanweb: Rama 25719 dhe Basha 24998. Nuk e di pse Tema nuk po e freskon rezultatin. Ndoshta tek Balkanweb po i marin nga KQZ dhe ata, po japin si fillim vetem zonat e PD. A mund te na japesh me info Moderator, se ne jemi larg dhe nuk kemi shume mundesi te marim vesh te verteten.
    Flm.

    1. plaku says:

      Djema, njoftimi i fundit i TemOnline ( shif siper ):
      Edi 28.674
      Ilir hajdut 26.709
      Vota ne favor te Edit 1.965
      Sic e shifnie djema : We can ! Rrofte Edi.

    2. altini says:

      ora 23 e 10 minuta. RAMA 30412 vota………..basha 29355 vota…….kuti te numeruara 118 nga 485…..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje