Reuters: Opozita pretendon fitoren, shpreh dyshime për numërimin e votave

9 Maj 2011, 20:50Politika TEMA

Opozita shqiptare ka shprehur dyshime të hënën nëse votat do të numërohen ndershmërisht në zgjedhjet lokale, vitale për ambiciet e vendit për anëtarësim në BE. Opozita thotë se i ka fituar këto zgjedhje.

Ish vendi socialist nuk ka mbajtur kurrë zgjedhje të konsideruar plotësisht të lira e të ndershme, dhe votimet e së dielës shihen si një test për gatishmërinë e saj për statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet, qartësisht e pa ekuivok,” u tha mbështetësve lideri socialist, Edi Rama, që njëkohësisht është edhe kryebashkiak i kryeqytetit, Tiranë.

“Ne jemi përgatitur prej dy vitesh për këtë ditë të bkur. Lista e fitoreve po rritet.”

Socialistët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, të cilat i dhanë kryeministrit Sali Berisha një mandat të dytë katërvjeçar. Ata e akuzojnë qeverinë e tij për korrupsion.

BE është e shqetësuar se zgjatja e mosmarrëveshjeve ka penguar zhvillimin e vendit.

Numërimi i votave vijoi të hënën, por duket se socialistët po fitojnë pas rezultateve fillestare.

“Falenderoj të gjithë komisionerët e votës që aplikuan planin anti- manipulim,” tha Rama. “Beteja vijon. Tani është radha e numëruesve të votave për të treguar të njejtën ndershmëri e qëndrueshmëri si komisionerët.”

Me vetëm një pjesë të votave të numëruara, Rama duket se po fiton garën kyçe për Tiranën kundër ish- Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por një exit poll e nxori Bashën fitues.

Partitë kryesore nuk janë dakord nëse zgjedhjet plotësuan standardet e BE-së. Një ekip vëzhguesish ndërkombëtar prej 525 personash pritet të japë një vlerësim të martën. Një ekspert perëndimor i votimeve i tha Reuters se votimi ishte përgjithësisht i rregullt.

Demokracia është 20 vjeçare në Shqipëri, një vend që po vuan akoma dhimbjet post- komuniste. Kaur njerëz u vranë në janar kur një protestë anti- qeveritare u bë e dhunshme.

Berisha, nën presionin e BE për të ofruar prova se vendi ballkanik është një demokraci funksionale, tha se zgjedhjet e së dielës ishin më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë.

Bashkimi Europian hodhi poshtë aplikimin e Shqipërisë për tu bërë vend kandidat për anëtar nëntorin e shkuar. BE e ka bërë të qartë se votimet lokale duhet të jenë të lira e të ndershme nëse Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, dëshiron të konsiderohet për statusin kandidat në fund të këtij viti.

9 komente në “Reuters: Opozita pretendon fitoren, shpreh dyshime për numërimin e votave”

  1. robi says:

    20 vjetet e kaluara Berisha nuk ka lejuar Shqiperin te bej zgjedhje te lira. Nese Berisha do ngel ne polkitike, Shqiperia edhe 20 vjete te tjera nuk do te mundet me be zgjedhje te lira.
    Robi

    1. inspiron says:

      Shpesh thuhet se Berisha ka penguar zhjedhjet per 20 vjet. Tani me korigjo robi n’se e kam gabim:
      Zgjedhjet e para u tentuan ne ’91 e u manipoluan nga Partia e Punes. U be nje kruengritje e ne Shkoder u vrane 4 demostures! U ribene ne 1992 e fitoi PD. Duhet pranuar se ne ’92 PD ishte e vetmja alternative ndaj PPSH ce u shnderrua ne PS. Ne ’97 dihet se si shkoi e u formua qeveria E bashkimit kombetar me Bashkim Finon e ndjekur nga ajo e PAndeli Majkos te dy te PS. Nuk me rezulton se ato zgjedhje u manipoluan nga Berisha. Ne 1998 kemi qeverine Nano deri me 2005, dy mandate! Berisha ne opozite per dy mandate! Fakti qe PS ka qene ne qeveri pe 8 vjet duhet te jete vepere e ,manipolimit 20 vjecare te Berishes, ne baze te arsyetimit tend apo jo? Berisha fitoi zgjedhjet ne 2005 dhe akuza e Rames qe per zgjedhjet e 2009. N’se berisha ka manipuluar zgjedhjet atehere matematikisht duhet te kete manipuluar ato te 2009, apo jo? Matematikisht s’e marr vesh se ku del 20?
      Tani mund te flasim per korrupsion qe ndodh ne Shqiperi e ky eshte diskutim tjeter. Vete Berisha nuk shkon prej Tiranes e manipulon zgjedhjet. Problemi o me mire te themi tragjedia eshte se ne shqiptaret jemi ato qe i bejne korruptimet jo vetem zgjedhore por ne te gjitha fushat e shoqerise. Deri edhe futbollin, nje loje per t’u defryer e kemi kthyer ne korrupsion. Problemi eshte i shoqerise sepse me sa duket nuk arrijme te bejme asgje jashte sferes se korrupsionit e kur behet fjale per pushtet aty sforcot shumefishohe se dihet se kush ka pushtetin ka gjithcka. Sot eshte Berisha dje ishte Nano edhe ai i korruptuar. e nese nuk nderron shoqeria edhe ai qe vjen pas Berishes ne korrupsion do vazhdoje. Jemi ne ata qe duhet t ndergjegjesohemi e te nxjerrim plehin jashte e ta hedhim aty ku e ka vendin. Kam frike se nuk jemi akoma gati per nje gje te tille, dh eme dhemb shpirti, por ky eshte realiteti. Kemi vojtur si don Kishoti: nuk jemi ne gjendje ta shohim problemin per ate qe eshte e vazhdojme te luftojme mullinjte me ere. Do ishte me mire qe ne keto faqe web-i te mund te diskutohej me fakte e pa patur frike nga probleme reale. Te besh muhabete mejhanesh nuk eshte aspak frytdhenese as per Shqiperine por sidomos as per melcite tona apo e kam gabim? Lisi o kapur per rrenjesh

  2. pjeter mustakuqi says:

    o inspiron me ke flet mer bab me veten e
    a e shef cer bagetie ka shqipria, merri robt e tu edhe mos e kthej koken mrapa se paskmi qen popull katunar e komunist. sna e ka pas fajin dulla kemi pas fajin vet se jemi komunista n’gjak

    1. inspiron says:

      Aq me teper Pjeter duhet te mundohemi te dalim nga balta e te mos jemi fatalista. Kemi marre nje cekic te madh e i biem kembes sone. E ndiejm se na dhemb por nuk e kemi kuptuar se majfton te heqim cekicin e dhembja do kaloje. Duhet investuar ne brezin e ri. Duhet bere nje pune rreth vlerave njerezore e te luftohen veset si korrupsioni. Komunizmi eshte instauruar ne Shqiperi sepse e ka gjetur vendin e kombin te lodhur e injorant ne pjesen e tij me te madhe. Mjafton vullneti i mire e besimi te brezat e ri e Shqiperia i ka te gjitha shanset te ece perpara. POr nuk do te beje gje n’se vazhdon keshtu. Populli duhet te filloje te braktise politikane oltransiste duke i dhene te kuptoje se u ka hasun sharra ne gozhde. Thrret hajvani i rrdhes miting ne Tirane, mos shko, rri ne shtepi. Jepi te kuptoje se duhet te nderroje qendrim. Por budalleku jone eshte se i mbajme ison nje partie e cila duhet te jape shembullin e saj duke punuar ne parlament e jo te hallakatet rrugesh. Cdo shtet ka problemet e vete e qeverite kudo shahe e fyhen, madje edhe rrifen neper parlamente. Askush ama nuk e braktis vendin e vet ne Parlament.
      Edhe shtypi ka shume ne dore, duke filluar me Temen. Me vjen keq n’se iu ngelet hateri por i kane artikujt teper te shtyre e krejtesisht te njeanshem. Dikur ka qene me e balancuar Shpresojme mire Pjeter, Naten e mire

      1. pjeter mustakuqi says:

        eh mer inspiron po ku ka medie te pavarurur ne shqiperi, perfundimisht une sot ngelem i thyer dhe jam fatalist per te ardhmen e kesaj shqiperie. Duke pranuar fajet e kesaj qeverie, duke perfshire edhe martesen e detyruar me Ilir Meten, kush eshte ai popull qe voton per here te 4 nje drogaxhi, njeri pa familje, i degjeneruar i korruptuar e te tjera e te tjera. Faji eshte i joni

        1. Agim says:

          ..nuk eshte aspak faji i jone..eshte faji i sales qe nuk kemi zgjidhje tjeter
          vec nje drogaxhi,njeri pa familje,i degjeneruar i korruptuar e te tjera e te tjera.
          Ne fund te fundit (te gjithe e thone..edhe une bashke me te tjeret) me mire Edi se Sala, me mire pjeter mustakuqi se Sala, me mire cilido tjeter se Sala,

          ..qashtu.

      2. plaku says:

        inspiron,
        Nje shkrim me shume vlera. E kam magazinuar per ta lexuar edhe nje here, sepse u be vone dhe dua te shkoj te fle i lumtur ,se sic duket i dhame nje shpulle te mire Sales. Naten e mire inspiron dhe gjumin e embel.

    2. plaku says:

      pjeter mustakuqi,
      Me mire vone se kurre. E pranove me ne fund vete se je komunist sepse siç thua vete e ke komunizmin ne gjak. Pershendetje.

  3. ALBAN DEGA says:

    MOS LUAJ ME ZJARRIN !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte nje keshille e arte filozofike universale. Mos luaj me zjarrin, me ujin dhe me popullin. Zjarri djeg! Uji mbyt! Populli te fshin nga faqja e dheut !
    Si duket Berisha akoma nuk e ka mesuar kete filozofi popullore! Nuk i mjaftoi zjarri ku e coi Shqiperine popullin e saj ne 1996- 1997-en.
    Nuk i mjaftoi zjarri i grusht- shtetit te 14 shtatorit te 1998-es kur falangat e tij hapen zjarr mbi institucionet e shtetit shqiptar: kryeministrise, parlamentit. Televizionit shteteror shqiptar!
    Po te mos ishte parlajmerimi shpetimtar i Uashingtonit per pak i vuri perseri zjarrin mbare Shqiperise vetem per karriken e tij te pergjakur!
    Pikerisht per kete karrike dhe kusarine e tij ai urdheroi te hapej zjarr kunder protestuesve te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011. Kater deshmore te lirise u vrane, dhjetra u plagosen e qindra u arrestuan, torturuan nga falangat berishiane ne Tirane.
    E as tani Berisha nuk ka nxjerre mesimin e duhur. Akoma po vazhdon te luaje me zjarrin! Po luan me zjarrin e votes. Zjarri me voten te djeg jo vetem koken, sic i peleqente te thoshte Berishes kur ishte ne opozite. Te djeg edhe rroten!
    Ndaj : mos luaj me zjarrin e votes popullore se Tiranes!
    Enough it’s enough! …. Boll Me Sali Berisha !

Comments are closed.

Lini një Përgjigje