Emri Fatos Mahmutaj, ndoshta, nuk ju thotë gjë. Edhe unë e kisha harruar si emër. Por u desh një dëshmi e tij shock-uese, që të rikujtohesha për gazetarin e televizionit ABC, i cili u plagos më 21 janar të këtij viti para kryeministrisë, teksa ish duke bërë bërë punën e reporterit. Të gjitha televizionet folën për këtë ngjarje, por televizioni ABC dhe televizioni mëmë Klan nuk e panë të udhës të bënin të njëjtën gjë. Nuk kanë informuar në asnjë moment për plagosjen e gazetarit të tyre. Përsëris: në asnjë moment. E s’mbaron këtu. Asnjë gazetar i asaj lagjeje nuk ngriti zërin të protestonte as kundër plagosjes së një kolegu në detyrë e sipër, as kundër fshehjes së këtij lajmi. Dhe nuk është se kolegët i ka mërzitur tërbimi opozitar i kolegut të tyre (a thua se kjo do të shërbente si alibi!!!!!). Jo, jo, nuk e kanë ngritur zërin as përpara se Fatos Mahmutaj të nxirrte në shesh “fytyrën e tij prej opozitari” e t’u rrëfente të gjithëve atë që i kishin zënë sytë. Ky është kulmi i përdhosjes së profesionit të gazetarit.
Fatos Mahmutaj nuk është më në Shqipëri. Është larguar. Në mos gaboj, më gjeti para disa javësh online. M’u prezantua si “gazetari i plagosur i bulevardit”, dhe kërkoi të pinte një kafe me mua. Tani që ai ka ikur nga ky vend, më vjen keq për përgjigjen e plogësht, në fakt të poshtër, që i dhashë: “shihemi, këtu jemi”. Dija atë që i kish ndodhur më 21 janar, por nuk dija ato që po i ndodhnin pas kësaj date. I mora vesh sot. Prej gojës së tij. Më saktë, prej penës së tij. Nga vendi ku është, ka shkruar mbi atë që i ka ndodhur pas 21 janarit. Rrëfimi i tij të ngjeth mishin, dhe është provë e faktit që në Shqipëri është instaluar një regjim i frikshëm kriminal. Mund të mos tronditeni veç në rast se nuk e besoni rrëfimin e tij. E të mos e besosh, do të thotë të jesh nga ai soj njerëzish, që dhunën arbitrare e shquajnë veç kur iu bie mbi kokën e tyre; në mos, don të thotë të jesh pjesë integrale e këtij regjimi që, ashtu si çdo regjimi kriminal, i duhet të bëjë krim pas krimi për të mbuluar krimet e bëra. Ja një copë e dëshmisë së tij:
“Mbremjen e se enjtes se dates 27 isha ftuar ne emisionin “Top-Story” ne Top-Channel. Aty deklarova edhe njehere ate qe kisha pare te ndodhte ne protestat e opozites, duke argumentuar edhe me pamje filmike momentin kur pashe te masakroheshin prej “gardistit te cmendur” jetet e pafajshme te tre personave, ndersa ne 7 te tjeret sic duket nuk e kishim pasur te shkruar te vdisnim aty. Kjo per faktin se plumbat kaluan vetem pak centimetra nga kokat tona dhe na kursyen jetet…..
….. E premtja-homazh e 28 janarit ishte dite e qete per mua. Per t’i paraprire cdo aludimi politik pas asaj qe me kishte ndodhur, vendosa te futesha ne shtepi qe nga mesdita, ende pa nisur protesta, ku nepermjet televizorit ndoqa gjithcka. Paraditen e se shtunes, ndersa ecja pergjate bulevardit kryesor pashe qe ne vendin ku isha plagosur une e vrare tre te tjere, ndodhej grupi i hetimit. I pershendeta prokuroret dhe u tregova shkurtimisht ngjarjen duke ua riprodhuar skenat deridiku.
U ndame duke me premtuar se do kryenin nje eksperiment hetimor, kurse persa i perket sigurimit te deshmise time ne gjykate, funksionaret e organit te akuzes, te pranishem ne vendngjarje me pohuan shprehimisht se ishte e pamundur te realizohej juridikisht kjo gje, pasi prokuroria ishte e pafuqishme te ekzekutonte urdher-ndalimet per gjashte gardistet e akuzuar. Vetem pak dite me pare kisha qene ne prokurori ku m’u desh te denoncoja tentativen e Mjekesise Ligjore per te ndryshuar menyren sesi u plagosa une. Mjaftoi vetem fakti qe une u paraqita ne prokurori qe mjekesia te mos thellonte me tej mashtrimet mbi plagosjen time.
Pas kesaj u drejtova per ne QSUT per te mjekuar plagen, ndersa duke u kthyer me telefonoi nje person, punonjes i policise se Tiranes me te cilin me kishte qelluar qe dy-tri here te isha ulur ne kafe kohet e fundit. Me insistim me kerkoi t’i rezervoja kohen per nje kafe, madje menjehere, pasi ishte shume i zene dhe nuk mund te gjente kohe tjeter. Duke qendruar ne vendin ku e kishim lene te takoheshim, vura re qe ai zbriti nga makina me fytyre te vrazhde dhe pa e zgjatur… me vendosi pistoleten ne brinje. E mora si shaka ne fakt, dhe i thashe t’i linte lojerat, pasi aty mund te kalonte ndonje njeri qe do shihte skenen dhe do e merrte per seriozisht. “Seriozisht e kam”, me tha. Instiktivisht e pyeta: “Pse?” dhe pergjigja erdhi menjehere: “Per ato qe flet lart e poshte. Ke filluar t’i japesh si shume gojes”. I gjendur papritur ne nje situate te tille, duke pare qe kercenuesi po trembej me shume sesa i kercenuari dhe tashme pistoleta ishte futur te rripi i pantallonave nga pas, e pyeta se cfare kisha folur dhe ku.”E di vete ti se je djale i zgjuar. Ja andej neper ekrane dhe me prokuroret ne rruge”, me tha. Mesazhin e dha. Duke u larguar nga une skermiti neper dhembe: “Ki kujdes se nuk e ke te gjate keshtu sic e ke nisur”. Nuk po e merrja vesh cfare po ndodhte, por as nuk po gjeja dot se cila ishte arsyeja qe me kishin derguar per te kercenuar nje person qe ne fakt u tremb me shume se une! Nuk e di me cfare nderi do ja kene shperblyer atij veprimin prej kamikazi. Te vetmen rruge qe kisha ato momente ishte te denoncoja ne polici apo te ikja per shtepi. Zgjodha kete te fundit pasi e dija qe denoncimi ne polici do te ishte i kote.”
Comments are closed.
jemi ne Iran ketu o Mustafa,nuk ka mundesi qe keto gjera te ndodhin ne mes te Europes!
Po, Ne Iran gjendemi. Per te konfirmuar, kete mjafton te lexosh kete artikulli shkruar nga nje gjoja editorialist i vetkenaqur, qe ben sikur mbron koleget dhe qe quhet MUSTAFA…
O revoltues mavria, nuk ma thote goja: ” u gjendsh edhe ti ndonjehere ne poziten e gazetarit.” Po them me fjalet e mija ate c’ka thene dikur Brehti.- Ne Gjermanine e Hitlerit kur filluan te lincoheshin cifutet une nuk protestova sepse nuk isha cifut; kur filluan te lincoheshin komunistet, nuk protestova, sepse nuk isha komunist; kur vriteshin polaket, ruset, francezet, kur bombardohej Londra une nuk protestova sepse nuk isha polak, rus, francez, anglez; tani qe me erdhi rradha mua nuk ka mbetur njeri qe te protestoje. I dashur Revoltues kur te te vije radha ty, nuk do te kete kush te protestoje. Deri ne ata kohe zullumi do te jete trashur aq shume sa litari i jetes tende dhe shume te tjereve do te jete keputur, sepse, sic e di besoj edhe ti, litari keputet me te holluar, ndersa zullumi me te trashur.
P.S. Nuk jam shume i sigurte ne se fjalet qe citova me lart jane te Brehtit, por jam shume i sigurte se pasqyrojne nje te vertete te madhe jo vetem per kohen kur jane thene( periudha de nazizmit) por sidomos per Shqiperine e sotme qe sundohet nga nje klike naziste e kamufluar, per pasoje akoma me shume e rrezikshme.
Nuk ka nevoje te tregosh origjinen e citimit, pasi duket qarte qe revolta tende “gjithperfshirese” nuk del dot pertej kufirit te ekranit te kompjuterit…
Ky vend nuk eshte i yni. Tashme Shqiperia eshte privatizuar nga oborrtaret e regjimit, per ne te tjeret nuk ka vend.
E kam lexuar shkrimin e Fatosit.Eshte e tmerrshme per nje vend dhe shoqeri demokratike.Pra si thashe per nje vend dhe shoqeri demokratike;dhe Shqiperia e jone hahaha e Saliut dhe gallofeve te tij maloke e kriminele,nuk ka qene kurre e me sa shihet nuk do te jete per nje kohe te gjate demokratike.
Kete e di Salihu,kete e di gjithe mileti (nuk meriton te quhet popull) prandaj dhe do i vjedhi zgjedhjet se nuk ka prej kuj e ruan nderin (ku e ka?),gjithsesi gjysma e miletit arnaut do e pershendesi si fitore krimin e vjedhjes elektorale te tij!
Une mendoje qe jemi me keq se ne Iran
Cfare thote ish gazetari i ABC-se e lexova nga dora e tij dhe eshte me te vertete rrenqethese por jo per tu cuditur. Sali Berisha Te vret naten e te qan diten, biles tani aty ku te vret aty dhe te qan, ose te vret dhe se rru hic me pak fjale.
Sa per cfare thua ti Revoltues, pse nuk na e sqaron c’hyn Mustafa N. ne kete pike?
Jo per gje por nga sa mbaj mend une, Kur diskutohej rihabilitimi i figures se Bishes ne 2005, Ai ishte nga te paktet qe tregoi gishtin me drejtim poshte, kur shume te tjere e ngriten lart. Besoj se ti je tek keta te tjeret, dmth keta qe e ngriten gishtin lart dhe qe kur te vij momenti do t’iu… etj.
Megjithate jam kurioz ta di pse M.N. e ben vendin me shume Iran sesa dikush tjeter. Fol e qesh e mos shkruaj fjale ne tym, si dikush qe thote komunizmi deri ne 1972 ishte mire, sepse mbase deri ne 1972 prinderit benin pune me rendesi me pas jo. Keshtu me bie ere dhe ky komenti yt.
Jam shum i habitur me informimet e klani t dhe A B C sikur jettojne ne nje planet tjeter KJO eshte cudija shqiptare qeduhet te na informojne rrealitetin e ngjarjevt ne vend kampunuar per 22 vjet ne rretfh 42 vende te botes dhe me vjen turp te fhem qe jam shqiptar mbas ngjarjevet te 21 janarit KUR NE ORARIN E PUSHIMI NE PUNE ME BERI NJE PYETJE NJE PUNTOR ME ORIGJINE MEKSIKANE NDIGJOVA ne lajmet e mbremjes ne rrevoltat qe u bene perpara kryeministrise u vrane 4veta dhe une ju pergjigja nuk shoh lajme nga vendlindja sepse shqetesohem dhe semurem dhu pastaj do te ngelem pa pune Eshte turp njerzit duan qetesi dhe jo probleme
Ndjej keqardhje per veten dhe per vendin tim dhe pse jam ne Itali. Ndjej nje dhimbje te thelle per bashkekombasit e mi per cfar kan hequr dhe vazhdojne te heqin nga keto monstra qeverisese. Zot na shpeto nga keto vrases qe detyrojne shqipetaret te largohen per te jetuar jeten e dhene nga Ty. Dhe dicka per ty Mustafa……. Me vjen keq qe nuk po shohim me analizen tende neper televizione( shto ketu dhe fushaten e fundit ). Shqiperia dhe shqipetaret kan nevoje per penen dhe fjalen e medias( te shkruar
E ka thene eshte here te tjera, se ne Shqiperi eshte instaluar nje regjim fashist qe e ka gjenezen qe ne 1991 me bandat e rrugacit Azem hajdari dhe kryerrugacit Sali Berisha sot. Bile sot kjo eshter shume e rrezikshme sepse ky regjim fashist ka vene shume para dhe perdor ato per te mbajtur ne kembe kete shtet rrugacesh dhe kriminel
Dhe asaj vizive). Shqiperia ka nevoje per M. Nanon, M. Bazen,Sh.Nazarkon,Vangjelin,Minxhozin e shum trima te tjere, per te ndihmuar shqiptaret qe te hapin syt e te ngren zerin, te tregojne forcen e madhe te urrejtjes ndaj keti grupi te neveritshem kriminelesh.
Shqiperia vellezer eshte sot ne nje diktature te eger KRIMINALO MAFIOZE, por cfare me cudit mua eshte qe Shqiptaret nuk e kuptojne kete dhe nuk reagojne, ideja eshte kjo duhet te fillojne demonstrata masive ne gjithe Shqiperine, POR KETU QENDRON DIFERENCA PA MOTIVE PARTIAKE VETEM NGA POPULLI SI NE VENDET ARABE, KETO PROTESTA DUHET TE JENE TE PANDALSHME DERI NE RREZIMIN E SALI KRIMINELIT DHE RIVENDOSJEN E DEMOKRACISE NE SHQIPERI, une mendoj se kjo eshte e vetmja rruge per shpetimin e Shqiperise, nqs kjo nuk ndodh, rreziku eshte i pashmangshem per shkaterrimin total te Shqiperise.
Rrofte Shqiperia, Poshte Diktatori.
Shqiperija kaq e shplare ,kaq e piste dhe kaq kriminale , nuk ka qene dhe atere kur kemi qene keq e mos me keq ne 1944-1990, fara e “malokut” e ndyu ne thelb kete vend.
Ketu nuk ka pluralizem , por maloke te veriut qe votojne fisin e tyre “Ajetolla komeinin”,DHE SHQIPTARE TE NDERSHEM QE BESOJNE VERTET NE PLURALIZEM.
Duhet te behem bashke qe tja tregojme vendin kesaj fare te peshtire e te ndyte.
EDHE UNE BEJ PYETJEN : A ESHTE I YNI KY VEND?VENDI I YNI ESHTE POR ATA QE E QEVERISIN NUK JANE TANET.PER HIR TE PUSHTETIT VODHEN DHE VRANE.ZOT!KUR DO TE SHPETOJME?
Erdhi koha qe te rrezojme dhe bustin e nje diktatori tjeter.
A është yni ky vend? Edhe është, edhe s’është. Kam besim që është, se nuk më thotë Historia se shqiptarët e kanë humbur ndonjëherë, edhe pse “rriqnat e kqinj”, siç thoshte Fishta i madh për parazitët e pushtetit gjakpirës që para 100 vjetësh, nuk i janë ndarë. Por ka pasur, ka dhe do të ketë burra dhe gra burrnesha Shqipnia, që na e ngrohin zemrën, japin mesazhet e shpresës dhe të dritës edhe nga errësira.
Lexova me shumë vëmendje “A është yni ky vend” dhe më kujtoi disa mesazhe për ne që jetojmë në vendin tonë dhe që na duhet ta mbrojmë të gjithë ndaj rriqnave, bile na duhet t’ua këputim edhe kokën qoftë dhe duke hequr dhe pak mish nga trupi ynë bashkë me kokën e mbërthyer thellë në gjakun tonë. Sepse rriqnat, siç dihet, kanë vetinë që, kur i shqit nga shtati, trupi u këputet duke e lënë kokën në gjak.e mish. Siç thotë gjëegjëza për rriqnën: “Është një kokër mel, që s’ka bythë nga del”.
Zoti Mustafa, ju e kishit harruar (ose të kish dalë nga mendja) Fatosin e Ri, ndërsa unë nuk e harroj asnjë minutë. Se nuk ma heqin nga mendja 3 fëmijët e mi që punojnë si gazetarë dhe pra në çdo moment të ditës dhe sidomos të natës, kur më lënë pa gjumë deri sa të kthehen në shtëpi. Rri si në ferra, i trembur e me zemër të ngrirë. Prandaj thashë në fillim “…edhe s’është”, pra jo më kot. Duke qenë në kundërshti, në vargje do të quhej antitezë:
“ Është e jona Shqipëria,
Shqipëria në 5 shtete,
Por na pinë gjakun hajnia,
Çelin plagë, halle e derte…”
S’na lënë rriqnat të ndihemi në Europë, por na duket sikur jemi në Irak, në Afganistan, në Iran, në Afrikë , në shtetet arabe, ku vriten gazetarët. Apo, siç thotë Fatos Mahmutaj : “…me vendosi pistoleten ne brinje…“Seriozisht e kam”, -më tha. Instiktivisht e pyeta: “Pse?” dhe përgjigja erdhi menjëherë: “Për ato qw flet lart e poshtë. Ke filluar t’i japësh si shume gojës…Duke u larguar nga unë skërmiti nëpër dhëmbë: “Ki kujdes se nuk e ke të gjatë kështu siç e ke nisur!”…
Prandaj duhet që t’ua këpusim edhe kokën qoftë dhe bashkë me pjesë nga trupi ynë, se rreziku i një instalimi të një të zeze diktature tani nuk është më fjalë në erë, por diçka ogurzezë që po malcon jetën tonë shoqërore. Qoftë dhe vetëm me këtë aspekt të presionit agresiv ndaj fjalës së lirë. Shembullin e dha ashiqare dhe shumë frymëzuese zonja Flora, profesoresha jonë që na mëson që protesta duhet bërë hapur, pa frikë dhe duke u vënë rriqnave emrin etyre saktë:
“…Ja si bëhet protesta,
Ja si thuhet e vërteta:
Burrecët i zëntë harresa!
Profesores: ”Tungjatjeta!”
Frika u mund! Shqipëria është e jona!
perdite e me shume e shtyjne thiken ne kocke keta zagaret e sales,ore deri kur do durojme se nuk durohen me keta kelyshat blu…….
titulli i artikullit eshte shume i bukur po e keqja eshte se ne kete vend qe eshte i yni e kemi lene ne dore te sali serbit o popull……
per mua zoti Mustafa Nano je nje njeri i madhe dhe ke nje zemer te madhe un kame nja 14vjet qe ndodhem ne britanin e bashkuar dhe shqiperin kur se kam harruar se e shikoj perdite me satelit po kjo historia e ketij gazetarit te ABC -KLAN jane akoma klushat e enverit nje fare sandri qe e mban veten si liberal dhe i asnjashem po ai eshte bjella e sali-qenit qe po e mban ate shqiperi peng lereni shqiperin ne dore te njerzve qe duan punen dhe mendojne per te ardhem e femijeve tane qe ta bejne shqiperin qe ekergoje imadhi ISMAIL QEMALI demokrate dhe te gjithe te barabarte ik more klushe i enverit sali qeni po nuk ka gjukat te lart vendi jone se te kishte to ishe sote ne burg ti me ate krime qe i ke bere ati vendi ti me per kete historin e gazetarit me keni len pa fjale ne goje dhe me vjen keq ti vrasesh fjalen e lire gazetarit po klusha si sali-sandri ishalla perfundojne ne hell to zoti te jetojne ne hell ata te dy po jetojme ne shekullin 22 dhe fjala e lire nuk vritet asne vendet me te humbura ne kete ruzull toksore more sali-sandri zoti te bekofte ty gazetar dhe ty Mustafa Nano je i madhe fare dhe pune te mbare
po vjen dita te rrezojme nje bust te gjalle … duhet shkulur diktatura qe ka vendos sali berisha …nje ore e me pare ..
Eh more Mustafa Nano, ti, une dhe 99.99% e shqiptareve jemi nga ata qe themi: Larg b…..s tone. Kur na vjen e keqja te dera eshte teper vone. Eshte teper vone tani qe Saliu i Pare eshte edhe Kryeminister, edhe President, edhe Kryetar i Gjykates Kushtetuese, edhe Kryetar i KQZ, edhe, edhe , edhe. Kjo sepse shqiptaret kane ngelur te njejtet, me nje memorie te deformuar. Nje vrases votohet nga me teper se 100000 krijesa, se njerez nuk mund te quhen, jo me pak se dy muaj pasi mori 4 jete, nje hajdut ordiner nga nahija tende ka 120000 shoke e shoqe ideali. Eshte shoqeria shqiptare qe prodhon monstra te tille, jo nje, jo dhjetra por qindra.
Z Dymi citimi qe ju beni nuk eshte i Breht por i nje prifti protestant gjerman.Ne memorialin e Holokaustit neBoston.Ai thote <>Ideia e jaj eshte e njejte .Ngrihuni sa nuk eshte vone. Pershendetie.
Ne fillim ata erdhen per komunistet dhe une nuk fola se nuk isha komunist .Pastaj erdhen per unionistet dhe une nuk fola se nuk beja pjese ne unione.Dhe ata erdhen per katoliket dhe une nuk u revoltova se isha protestan.Pastaj ata erdhen per mua por ishte vone se nuk kishte mbetur njeri te PROTESTONTE.Kjo eshte thenia e priftit protestn.
Mediat e pavarura ne respekt te kolegut te tyre para cdo emisioni lajmesh duhet te lexojne shkrimin e zotit Mahmutaj,cdo dite,ne cdo emision lajmesh deri athere kur shteti te dorzohet…gazetat ta botojne cdo dite ne faqen e pare shkrimin—flm
Zoti Nano, juve nuk duhet te habiteni qe ne jetojme nen sundimin e nje rregjimi kriminal e mafioz pasi ju keni qene i pari qe patet deklaruar pas zgjedhjeve te vitit 2005 se Sali Berisha eshte nje mine me sahat.Nga ai vit Shqiperine po e ,,drejton,, ,,mina me sahat,, dhe produkti i ,,mines,,eshte pare disa here dhe do te shihet perseri persa kohe qe do te ,,drejtoje,, vendin.
Zoti Nano , nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve ne Shqiperi rrojne me mentalitetin e socializmit dhe nuk kane per te arritur kurre te kuptojne se ç’eshte liria . Dhe per fat te keq ka dhe ne perendim shqiptare te tille qe votojne sot e kesaj dite per Sali diktatorin. Sa ta marrin vesh ata se ç’eshte demokracia , iku jeta .
Qe eshte instaluar nje klike diktatoriale,s’do shume mend ta kuptosh por qe ka veshur mantelin
demokrat dhe paraqitet ne vend e sidomos ndaj te huajve si model i demokracice ky eshte thelbi i
problemit.