A ka më vlerë vendimi që do marrë KQZ-ja?

23 Maj 2011, 10:03Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Ditët e fundit është vënë re një tollovi e dhunë e pashoqe televizive. Ballafaqimet nëpër studio nisin me synimin për të hedhur dritë mbi këtë që po ndodh, por s’kalojnë pak minuta, dhe debati precipiton në zënka banale. Dhe askush nuk e ka më mendjen tek e vërteta. Ndoshta ky është qëllimi i zënkave të provokuara: të mos flitet për thelbin e çështjes. Po cili është ky thelb? Cila është e vërteta? E vërteta është se po bëhen një numër shkeljesh flagrante të ligjeve, praktikave, procedurave, precedentëve, kodit të sjelljes nëpër institucione, etj, etj. Po përpiqem të veçoj disa paudhësi e gjëra që s’shkojnë në këtë histori:

1. Gjatë fushatës elektorale është transmetuar vazhdimisht një spot televiziv me autor KQZ-në. Ky spot ishte pjesë e fushatës zyrtare, që kish për qëllim informimin e publikut lidhur me të gjitha kurthet e yçklat proceduriale në momentin e votimit. Dhe me anë të këtij spoti u tërhiqej vëmendja të gjithë votuesve të Tiranës mbi faktin, se do t’u jepeshin në dorë katër fletë votimi (për kreun e Bashkisë, për këshillin e Bashkisë, për kreun e Njësisë Bashkiake dhe për këshillin e Njësisë Bashkiake), dhe secila prej tyre do duhej të hidhej, jo në kutinë e parë që të del përpara, por në kutinë e vet, dmth në kutinë që ka të njëjtën ngjyrë me të (fletën e votimit). Përndryshe – dhe kjo është pjesa më interesante e lajmërimit televiziv të KQZ-së – vota e hedhur në kutinë e gabuar do të konsiderohej e pavlefshme. Këtë spot e ka transmetuar pardje gjatë gjithë ditës televizioni Vizion Plus, por këtë herë jo për t’u treguar zgjedhësve se si do duhej të votonin, por për t’i treguar opinionit publik se përkufizimi i votës së hedhur në kutinë e gabuar si votë e pavlefshme nuk është një shpikje post-elektorale e opozitës, por një qëndrim i qartë dhe i prerë para-elektoral i vetë institucionit të KQZ-së. Dhe ky qëndrim është bazuar së pari në përcaktimet e kodit zgjedhor mbi votën e vlefshme e votën e pavlefshme, së dyti në një praktikë të adoptuar edhe në të shkuarën nga KQZ-ja (në vitin 2007), dhe në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it (po në vitin 2007).

2. Kodi zgjedhor përcakton qartë radhën e punës së KQZ-së në periudhën që fillon me mbylljen e kutive të votimit dhe përfundon me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve: fillimisht shpallet rezultati paraprak, dhe më pas merren në shqyrtim ankimimet. Në kodin e ri të vitit 2008 nuk është parashikuar një KZAZ qëndrore për Tiranën, e cila do duhej të mblidhte të dhënat e KZAZ-ve të njësive bashkiake, dhe të shpallte rezultatin. Rolin e kësaj KZAZ-je e luan (sipas kodit) vetë KQZ-ja. Mirëpo KQZ-ja e Ristanit pikërisht këtë gjë nuk e ka bërë e nuk po e bën; përkundrazi, është duke u marrë me ankimimet. Në fakt, KQZ-ja bëri përllogaritjet e rezultateve hap pas hapi për kryetarin e Bashkisë së Tiranës deri në kutinë e fundit të Njësisë Bashkiake nr. 5, dhe krejt befas këtu u ndal. Procesi nuk u la të finalizohej. Rezultati nuk u shpall.

3. KQZ-ja ka marrë një vendim më datë 16 maj 2011, dmth tetë ditë pas ditës së votimit. Është vendimi nr. 650 (duhet ta keni në faqen zyrtare online të KQZ-së; nëse janë aq ”budallenj” sa ta kenë lënë ende aty). Është një vendim ”mbi miratimin e procedurave për nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zonën zgjedhore, Bashkia Tiranë, për zgjedhjet vendore të datës 8 Maj 2011”. Duke interpretuar këtë vendim me fjalë fare të varfëra rezulton, që KQZ-ja e vë veten përballë detyrimit ligjor për të shpallur fillimisht rezultatin e garës në Tiranë. Më qartë s’ka si bëhet. Mirëpo një ditë më pas (me sa duket, Ristanit i kanë tërhequr veshin mbi këtë ”idiotësi”), KQZ-ja ka marrë një vendim tjetër, që anulon vendimin e parë, e që synon të legjitimojë atë që Ristani e Co. janë duke bërë prej ditësh. Vendimi i parë është marrë në mënyrë konsensuale, ndërsa vendimi i dytë është marrë me votat e katër antarëve kundër tre të tjerëve. Ku është ky vendim? Nuk gjendet asgjëkund. As print, as online. Askush nuk e ka në dorë. E ka vetëm Ristani në mendje. Dhe kështu KQZ-ja po vepron mbi bazën e një vendimi të papublikuar.

4. KQZ-ja po merret me shqyrtimin e votave të kontestuara në Bashkinë e Tiranës. Vetëm në këtë bashki. Pse vallë? Sepse gjetkë, thonë, diferenca mes vendit të parë e vendit të dytë është më e madhe se sa shuma e votave të kontestuara e të konsideruara të pavlefshme, rrjedhimisht rivlerësimi i tyre nuk do të sjellë asnjë efekt. Me këtë logjikë i bie që rivlerësimi i votave të kontestuara të legjitimohet me efektin e pritshëm e jo me parimin “e llogaritjes së çdo vote”. Nëse KQZ-ja do të vihej në lëvizje nga parimi “i llogaritjes së çdo vote e numërimit të çdo vullneti politik të shprehur brenda kutisë së votimit”, atëherë vendimi i saj do duhej të kish se s’bën karakter normativ, dmth do duhej të aplikohej në gjithë vendin e për të gjitha votat e hedhura në kutitë e gabuara. Mirëpo KQZ-ja jonë nuk vihet në lëvizje nga parimi; vihet në lëvizje nga ndjeshmëritë politike të palëve.

5. Nuk ka mbetur njeri pa ndjekur live atë që ka ndodhur këto ditë në KQZ. E nuk janë vetëm shkeljet e ligjit e të procedurave që bien në sy. Bie në sy mbi të gjitha sjellja dhe gjuha rrugaçërore që sundon aty. Flitet gjithë kohën me “ti”, dëgjohen fraza të llojit “po hë, fol se na plase”, “mirë, e mora vesh”, “qepe gojën”, “hiqja fjalën atij qerosit”, “ti je shumë plakë e duhet të kesh kujdes shëndetin”, etj, etj. Në ndonjë moment ka pasur dhe kacafytje fizike mes palëve. E dini? Edhe sikur ato shkeljet e ligjeve që numërova më sipër të mos egzistonin, do të mjaftonte ky kod i shëmtuar komunikimi në marrëdhëniet mes anëtarëve të kqz-së, për të vënë në dyshim përfundimet e nxjerra dhe vendimet e marra në këtë institucion.

7 komente në “A ka më vlerë vendimi që do marrë KQZ-ja?”

  1. andi says:

    Te dashur vellezer e motra. Kur e bon Tunizianet, Egjiptianet dhe plot shtete te tjera qe po e bojne (se kane per ta kapur si lepri edhe Kadafin edhe Bashir Alasad te Sirise siç e kapen Mpagbon e Afrikes) pse te mos e bojme edhe ne ket revolucion. Pallavrat e Beirshes per hyerjen e vendit tone ne Nato (pasi ne Evrope te mos enderroje) nuk i ha mo njeri. Nato eshte institucion koti dhe s’ka vlere ne mbarimin e luftes se ftohte (shife qe aty qe fut edhe Shqiperine). Sot eshte dita te kemi miq te vertete si USA, Anglia, Franca dhe Gjermania, te tjerat le ti marre RRUMPALLA. Pa Nato-n Sarkozi e kapi si lepri l’afrikanin Mbagbo, keshtu kishte per te kap edhe Kadafin (po ka me e bo sedshpejti).
    Prandaj eshte koha te çohemi dhe ti bindemi thirrjes per demokraci (eshte koha per nje revolucion te vertete dhe jo pallavra). Te lajme gjakun e deshmoreve te vertete te 21 janarit dhe jo atyre qe shpall diktatori (qe i vra dhe vete si Azem Hajdarin qe e vrai Berisha dhe pa pik tur i bon ceremoni çdo vit te Fatmira Hajdari, apo Ben Brozin ne prill ne shkoder qe e vrau per te marre pushtetin R.Alise et shume te tjera). Do uroja qe kete shkrim ta lezoj djali i Azemit dhe ndoshta ai mund te bohet Avni Rustemi shqipetar i vertete dhe ti tregoje plumbin ballit kriminelit Berisha (qe te vret naten e te qan diten, rrace me te poshter nuk kam lezuar ne asnje roman ne jeten time si Sali Talibani). Te ngrihemi te gjithe vellezer e motra e te mos rrime 2 ore (jo me greva part time) pour nate e dite si ne çdo vend tjeter qe po vendoset demokracia.
    O sot o kurre, se perndryshe dinjiteti dhe nderi dhe liria bazike shkun per lesh. 20 vjet me Kriminelin Berisha me shume se gjysma e 40 vjeteve qe kalum me Hoxhen. Ne 2011 nuk mund te durojme mo. Edi Rama nese do me na pri greven tone eshte i mirepritur, po qe se ka frik ne do marrim fatin tone ne dore dhe do i tregojme vendin krimineleve e tradhetareve te atdheut tone te dashur.
    Te gjithe te bashkuar rreth flamurit dhe nderit kombetar. Te gjithe tek sheshi dhe pa frik nga policet se jane si leprat zhduken sa te degjojne zhurmen. Nuk ka mo 21 janar pasi po eshohin edhe uniformat blu qe po mban era qelb Krimineli Berisha dhe klani i tij.
    Le te shkoj servili dhe b.qiri Balliu te flijohet per ta mbrojte kete kerrme te ndyre.
    Te bashkuar ne shesh çdo dite. Per zhdukjen e Kriminelit dhe zgjedhje te parakoheshme (kete vjeshte 2011 dhe asnje minute me vone). Nuk diskutohet mo me djallin.
    Hajdeni te gjithe te sheshi Skanderbej dhe te çlirojme vatanin!!!!!!!!!!!!!

  2. nela says:

    Mos u habisni z. Nano, ne salistanin e pushtuar nga salistanet nuk mund te kete tjeter KQZ.

  3. Litari says:

    O Nano C’fare (vlere) kerkon nga nje komunist bolshevik dhe nga nje agjent serbo-grek…Vetem LITARI KETU NE kali Skenderbej, qeni nuk merveshe me pende por me gurre, me thika, me bajaneta O SOT O KURRE…

  4. toni says:

    saliu me rrugace mbijeton po shpresojme qe populli t’i marre para te gjithe bashke me te, ristanin te dytin. s’mund te lihen dy kriminele te tille t’i vene zjarrin shqiperise, por permbysja e mubarak e co. e tregoi si largohen diktatoret kriminele..

  5. berti says:

    Zoti Mustafa,mbyllja e shkrimit ishte nje shprehje prej nje njeriu me nje qytetari absolute

  6. Tironci Lugano says:

    Me vjen keq Nano se sheshi Skenderbej eshte i zene nga ato qe bunkerizuan Tiranen.Mbase ka ngel ndonje shesh tjeter.

  7. Lary says:

    More Mustafa, pse permendet vetem Ristani si shkeles i ligjit? Kurse 3 anetaret e tjere te KQZ jo? Zgurit dhe atyre dy te tjereve tu flitet me emer, , dhe tu thuhet psh: – Zonje e (pa)nderuar ti je po aq fajtore sa dhe Ristani, etc, etc. pershkeljen e ligjit dhe sigurisht ti kujtohet se Ristani e ka provuar nja dy here qeline, c;kusur ke dhe ti ta provosh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje