Një krim i rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Shijak, teksa dy persona janë vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktimat e këtij krimi janë Mariglen Avdullai dhe Blerim Kërtalli, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Altin Brahimi, 28 vjeç dhe Altin Abdyli, 33 vjeç, të cilët u shoqëruan menjëherë për në spital.
Këta të fundit po udhëtonin të katërt së bashku me një automjet, ndërkohë që janë qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Por, pak orë pas krimit, policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili mendohet se është autori i sulmit me armë. I arrestuari është Emiljan Pema.
Ky i fundit ka deklaruar në polici se u ka zënë pritë personave të gabuar. Vrasësi deklaroi se makina me të cilën udhëtonin të rinjtë e ekzekutuar, ishte e njëjtë me atë të personave me të cilët ai kishte pasur një sherr të çastit.
Tashmë policia është duke hetuar për të gjetur motivet e këtij krimi të rëndë.
Kjo na ben te qmendemi se ne qfare realiteti jemi duke jetuar dhe qfare mentaliteti na rrethon, me sa mund e sakrifica i rrisim femijet e djemt tane, e del dikush per dy minuta e zhduke njeriun, denimi me vdekje ne Shqiperi duhet urgjentisht te aplikohet, perndryshe ky milet ka me dal fare shpejt
duhet denimi me vdekje
te vrasessh dy te rinj dhe te plagosesh d te tjere dhe ne fund te thauash qe i vrara gabimisht …. eshte nje absurditet me i madh dhe fatkeqesia me emadhe… ky njeri i duhet nje izolim total…
kjo menyre demokracie vazhdon te jete ne shqipri prandaj duhet denimi me vdekje se pergjysmohen krimet
Jane çmendur njerezit dhe kjo vjen nga nje gjendje apatie te plote ne te cilen ka hyre populli yne si rezultat i varferise ekstreme dhe mungeses se perspektives dhe te gjitha keto jane dhurata te regjimit te kafshes se eger. Po te shkosh diku ne administrate te iken mendja nga kafsheria e injoranca e nepunesve qe pergjigjen sikur te jene ne pronat e tyre. Po shuhet Shqiperia avash avash po me siguri.